Skip to content
2 October, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë
  • Kryesore

Metamorfoza e Edi Ramës, nga “komunistët në shtyllë” tek këngët labe të dedikuara për një rrugë të ndëtuar në 9 vjet

ShkodraWeb 1 year ago

…Ku e lamë e ku na mbeti
vaj vatani e mjerë mileti…

Këto pak rreshta të Nolit, ndoshta na bëjnë të kuptojmë se sa serioze është situata e shoqërisë shqiptare, në raportin me idhujtarinë karshi udhëheqësve politikë. E të mendosh fillimin e viteve ’90, ku KM aktual, i biri i një prej anëtarëve të Presidiumit të Kuvendit Popullor të diktaturës komuniste ishte një antikomunist i tërbuar, saqë arriti të artikulojë togfjalëshin antikonformist “një komunist për një shtyllë”.


Nga puna e përditshme kam shfletuar me mijëra faqe albumesh, gazetash, veprash, filmate e çdo lloj tjetër formati, nga të cilat evidentohet një lloj linje e njëtrajtshme mes asaj çfarë ndodhte asokohe dhe realitetit kafkian të sotëm. E ndërsa para disa ditësh mu shfaqën këto pamje, e gjithë kjo linjë të paktën 80 vjeçare për fat të keq mori kuptim.

A nuk mjaftuan 30 vjet tranzicion demokratik, për t’i hapur sytë dhe mendjet shoqërisë tonë? A mos vazhdon ende të na shfaqet në pavetëdijen apo vetëdijen tonë ai izolim fizik dhe shpirtëror 50 vjeçar? Janë pyetje që të vijnë vetvetiu dhe duhet të sjellin reflektim, e bashkë me reflektimin dhe një reagim. Reagimi buron nga shpirti, e shpirti duhet të ushqehet, por si?

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/07/292000753_451962806781034_993535781072000511_n.mp4

Kulturë, dije, pasion dhe kuriozitet, mbi të gjitha kuriozitet. Shoqëria sotme po kalon një periudhë apatie, një periudhë e cila nuk i lë kohë për këto që sapo përmendëm më sipër. Jeta është kthyer në një sfidë të vërtetë, ku problematikat e saj sa vijnë e shtohen çdo ditë dhe njerëzit përplasen të ushqejnë trupin dhe jo shpirtin.

E pra shoqëria jonë ka energji të shumta, të pashtershme dhe inovative. Mjafton të shohim të rinjtë e talentuar, të cilëve në momentin e hapjes së krahëve për fluturim, rrymat i çojnë larg shtëpisë së tyre, diku larg. Aty rriten, zhvillohen dhe japin kontributin e tyre, duke mos e kthyer më kokën pas. Dhe kështu, Shqipëria vazhdon të përjetojë një “2 korrik” çdo vit, jo vetëm në kuptimin përkujtimor, por në kuptimin e mirëfilltë fizik dhe shpirtëror.

Në vitet ’90 ëndrra e shoqërisë tonë ishte të bënte Shqipërinë si gjithë Europa, ndërsa sot ajo ëndërr ngeli e tillë në një sirtar, të cilit nuk po i gjindet çelësi. Kështu teksa këto dy video të shkurtra i afrohen fundit, mu shfaq metamorfoza e figurës politike të KM të sotëm, nga komunistët në shtyllë tek këngët labe të dedikuara, për një rrugë të ndërtuar për 9 vjet, e cila sigurisht nuk të afron me ëndrrën e sirtarit… /Nga Pjerin MIRDITA, publikuar në Facebook/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: EMRI – Ishte duke prerë pemë në Shosh të Dukagjinit, e godet pema dhe ndërron jetë 48 vjeçari nga Golemi
Lajmi pasues: FOTO – Një i “çmendur” qëllon me armë në mes të Shkodrës, policia jep të dhënat zyrtare për ngjarjen e raportuar nga ShkodraWeb

TË FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99%
  • Aktualitet

Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99%

48 mins ago
“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

9 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

9 hours ago

TË FUNDIT

  • Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99% 2 October, 2023
  • VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim… 2 October, 2023
  • “Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi 2 October, 2023
  • Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student… 2 October, 2023
  • VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin 2 October, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë. 1 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”… 1 October, 2023
  • FOTO – 1 Tetori, Dita e të Moshuarve, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mes të moshuarve në Shkodër… 1 October, 2023
  • “KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat… 1 October, 2023

TË FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99%
  • Aktualitet

Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99%

48 mins ago
VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim…
  • News

VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim…

1 hour ago
“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

9 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.