
Një ngjarje e rëndë ka nodhur para pak minutave në qytetin e Shkodrës. Sipas raportimeve në redaksinë e ShkodraWeb, një person rreth 30 vjeçar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13- 15 vjeçarë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.
Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur të çmendurin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër.
ShkodraWeb ka arritur të sigurojë fotot, ku shihet vrima në xhamin e një lokali aty afër, në trupin e kondicionerit por edhe gëzhoja e plumbit të pistoletës në tokë. Po ashtu, persona që rapotojnë për ShkodraWeb, bëjnë me dije se ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.
Ashtu siç ka ardhur me biçikletë, personi rreth 3o vjeç është larguar, duke kaluar në rrugicën mes shkollës “28 nëntori” dhe Grand Hotel Europa. Pavarësisht se në qendër të qytetit, pak metra larg Bashkisë Shkodër, deri në këto momente nuk ka asnjë informacion nga policia.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit. /ShkodraWeb/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!