Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Letra për Enverin, Demalia: Përgjigje Dervishit, Kaloçit dhe idolatorëve të Kadaresë!

ShkodraWeb 11 August, 2017
Nga Ilir DEMALIA
Publikimi i letrës së Ismail Kadaresë, drejtuar Enver Hoxhës, u interpretua nga idolatorët e Ismail Kadaresë si sulm kundër kulturës shqiptare?! Idolatria dhe shërbimi i zellshëm ndaj idolit, eliminon arsyen, duke e interpretuat thënien e së vërtetës së raportit të shkrimtarit me pushtetin si sulm kundër kulturës shqiptare. Apo edhe më tej, si një komplot të forcave antishqiptare kundër Perëndimit.
Të gjithë këta idolartorë të errësuar. ndoshta sepse të vetmin burim letrar në jetën e tyre kanë letërsinë e shkrimtarit Kadare, apo pse kanë kulturë shërbëtori (si shërbim financiar mercenarist) më kujtojnë ata që dikur demonstronin para Ambasadës Kubane në Tiranë në vitet ‘60, ku thërrisnin “Cuba, si, Yanqui no!”. Apo si komplot botëror kundër “Fanarit Ndriçues të Shqipërisë Socialiste”, sipas modelit “Titistët” të Enver Hoxhës. Këta idolartorë-shërbëtorë që s’e kanë për kurrgjë të ndërrojnë flamuj e pronarë, herë si mbretërorë, herë si demokratë, herë si socialistë, janë të pabesueshëm dhe pa integritet, së pari, në raport me veten dhe kohën.
Gjëja më absurde është se sulmin ndaj Kadaresë këta e quajnë sulm ndaj kulturës perëndimore. Por demokracitë perëndimore na kanë mësuar se rruga e vetme e zhvillimit dhe vlerave të një shoqërie të lirë dhe demokratike është raporti me të vërtetën. Imagjinoni, sikur, gazetarët Carl Bernstein dhe Bob Ëoodard, të sulmoheshin si njerëz kundër interesave amerikane pse zbuluan skandalin e Watergate, që çoi në largimin e njeriut më të fuqishëm të rruzullit në atë kohë, Presidentit të SHBA-ve, Nikson?!
Kurse fshehja e së vërtetës dhe manipulimi dhe falsifikimi i saj, ka provuar të kundërtën, sundim autoritarist, diktatorial-ideologjik, kulturor, financiar duke bjerrë vlerat e një shoqërie si mungesë e raportit me të vërtetën dhe të drejtën. Pas publikimit të letrës, përveç idolatorëve dhe shërbëtorëve apo mercenarëve të paguar, u prononcuan edhe Kastriot Dervishi dhe Dashnor Kaloçi. Po merrem me këta të dy, si dy njerëzit që merren me arshivat, dhe Kaloçi ka dhe dy librat “Kadare i denoncuar” dhe “101 denoncime për Kadarenë”.
Kaloçi, në një prononcim të tij shkruan se ai nuk i ka parë këto dokumente, megjithëse Ismaili i ka thënë se duhet të botojnë gjithçka, edhe gjëra të Ismailit. Po e pranojmë këtë version të Kaloçit, por lind pyetja: kur Ismaili vetë i ka thënë të botojë gjithçka, përse nuk e ndihmoi Kaloçin t’i tregonte edhe për këtë letër drejtuar Enver Hoxhës, kur vetë Kadare, pas publikimit të letrës, deklaron se nuk i vjen keq që e ka shkruar këtë letër? E Kadare, e di, se nuk është vetëm kjo letër, por një korrespondencë e tërë me gruan e diktatorit, Nexhmije Hoxha, me shokun Ramiz Alia, pasuesi i diktatorit, me relacione e letra drejtuar qeverisë dhe Komitetit Qendror.
Në një nga këto letra drejtuar Nexhmije Hoxhës, më 15 qershor 1982, Kadare shkruan: “Çdo gjë që kam shkruar, e kam shkruar me ndërgjegje të plotë, i padiktuar nga askush, më saktë: i diktuar vetëm nga botëkuptimi komunist që ka rrënjosur tek unë partia. Unë jam komunist dhe si i tillë do t’i bindem partisë për gjithçka. Gjithë veprën time unë e kam vënë në shërbim të lulëzimit dhe stabilitetit të rendit socialist në Shqipëri.
Duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm se destabiliteti i këtij rendi do të krijonte në vendin tonë katastrofa të tmerrshme, jo vetëm shoqërore, por edhe kombëtare, duke kuptuar thellë këtë, kam dashur të jap ndihmën time modeste për forcimin dhe konsolidimin e tij. Figura e udhëheqësit është faktor i rëndësishëm stabiliteti, sidomos në vitet e ardhshme. Dëshiroj të përshkruaj në të vendosjen e rendit të ri shoqëror në Shqipëri, ndryshimet epokale, reformat, ç’pronësimet, shtetëzimet, e gjithë kjo gërshetuar me entuziazmin e një populli të rilindur nga njëra anë dhe me agoninë e klasave të përmbysura.
Kam patur dhe kam besim të plotë te Partia, pa të cilën unë s’do të isha shkrimtar. Është Partia, është kuptimi i gjerë e i thellë i çështjeve të letërsisë prej udhëheqësit të saj, faktori kryesor në sajë të të cilit kam krijuar çdo gjë me vlerë dhe të cilit i detyrohem për gjithçka. Jam krejtësisht i ndërgjegjshëm se pa këto, unë nuk mund të isha veçse një krijues mediokër. Ndaj mirënjohja ime mbetet përherë e pandryshueshme. Me respekt Ismail Kadare Tiranë, 15 qershor 1982 Botimi i këtyre korrespondencave nuk duhet trajtuar si gjueti shtrigash, por për të parë në sy raportin me të vërtetën e në këtë rast, raportin e shkrimtarit, intelektualit Ismail Kadare me pushtetin. Kjo do të na bënte të kuptonim më qartë kohën dhe diktaturën.
E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ismailin, se ashtu si Enver Hoxha nuk ishte i vetëm në krimet e tij, edhe Kadare, nuk ishte i vetëm në shërbimet ndaj regjimit dhe konformizmit me regjimin që vazhdon edhe sot. Kjo është arsyeja që Kadare nuk e ndihmon dot Kaloçin dhe Kaloçi nuk shpëton dot Kadarenë me operacion plastik me “101 denoncime për Kadarenë” apo “Kadare i denoncuar”, duke e paraqitur si njeriun që i rrinte arkivoli hapur çdo moment, si dhe duke fshehur episode e fakte që, sipas logjikës së tyre, do të vinin në dyshim “disidencën” e shkrimtarit.
Me të njëjtën mendësi, sipas së cilës figura të ndryshme të jetës së vendit zhdukeshin nga fotot ku kishin qenë pranë Hoxhës. Prononcimi i studiuesit dhe historianit Kastriot Dervishi, tregon edhe një herë se pse historia jonë është e cunguar, e cenuar nga mitet dhe ideologjitë, nga mendë- sia e ngushtë, se historinë e katundit mund ta bëjmë histori kombëtare dhe historinë kombëtare histori katundi. Historia, si ajo individuale, edhe ajo kombëtare apo shoqërore për një periudhë të caktuar, nuk mund të bëhet ashtu si e duam ne ta kemi, ajo është ashtu siç ka ndodhur e rrjedhur, me të mirat e të këqijat, me dobësitë dhe përballimet.
Fshehja e fakteve dhe/apo interpretimi i gjysmë të vërtetave është një gjymtim që i bëjmë dhe i kemi bërë ne historisë sonë. Si edhe në këtë rast, raportit të shkrimtarit dhe intelektualit Ismail Kadare me pushtetin. Dervishi, shkruan, se këtë letër e ka parë para 15 vjetëve dhe e ka rilexuar disa herë. A e ka diskutuar Dervishi këtë letër dhe të tjera me Ismail Kadarenë? Po me Dashnor Kaloçin, i cili ka shkruar dy libra për “denoncimet” kundër Kadaresë? Kur kjo letër nuk kishte rëndësi, përse shqetësohet kaq shumë Dervishi për të justifikuar këtë letër?
Dervishi ngul këmbë se letra e Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës është bërë për të mbrojtur të motrën. Siç pohon dhe vetë Dervishi, dosja e Kadrie Kadaresë u mbyll në 1978. Mirëpo, po sipas Dervishit, në janar, shkurt, maj të 1980-s u arrestuan Eqerem Biba, Xhelal Ramku, Hysenil Dume. Por nuk rezulton që në të gjithë këtë proces Kadrie Kadare të jetë thirrur në hetuesi, të jenë përdorur metoda shtrënguese kundër saj, apo të ketë pasur ndonjë presekucion, qoftë dhe largim nga puna. Pra, çështja e saj ishte mbyllur me një këshillim si e motra Ismail Kadaresë. Kur Kadare i dërgon letrën Enver Hoxhës, kjo letër nuk është përpiluar në mënyrë të tillë, që, Ismailin e ka zënë një hall i madh me të motrën dhe letra është fund e krye për këtë hall.
Jo, Ismaili, në këtë letër, i shkruan Enver Hoxhës, duke ia sjellë diktatorit në vëmendje një gjë që nuk e dimë e dinte apo jo, por dhe në qoftë se po, si çështje e mbyllur, Kadare po ia hapte prapë diktatorit, duke i thënë se e motra i është bërë pengesë për të shkuar në Francë për skenarin e xhirimit “Gjenerali”. Kadare i shkruan diktatorit, se ai është distancuar nga e motra, duke e përzënë jo vetëm ai, për mos ta lejuar të hyjë në shtëpinë e tij, por edhe /fisit të bëjnë të njëjtën gjë. Është kjo mbrojtje apo distancim nga qëndrimet e së motrës? Kadare shkoi në Francë, dhe jo vetëm…

Post navigation

Previous: Foto/ Vajza gjysem e zhveshur kercenon te hidhet nga ballkoni
Next: Alarmi/ Vezet e kontaminuara jane shperndare ne 15 vende

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.