Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Letra për Enverin/ Dervishi i përgjigjet Demaliajt: Je rastësor e pa lidhje në këtë histori

ShkodraWeb 11 August, 2017
dervishik
Nga Kastriot Dervishi
Sot në të përditshmen “Panorama”, Ilir Demaliaj, nga llogorja e luftëtarit publicistik kundër Ismail Kadaresë, më ka përmendur në një shkrim të radhës në lidhje me çështjen e letrës së vitit 1980 të Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës. Nisur nga kjo, për pjesën time, nga llogorja e arkivistit e studiuesit i jap këtë përgjigje atij dhe çështjeve që ngrihen në atë artikull.
Nuk kam përmendur në asnjë rast emrin e Ilir Demaliajt sepse ai është rastësor e pa lidhje në këtë histori, është vetëm një shpërndarës dokumentesh. Unë i dal për zot vetë çdo materiali që emetoj dhe askush në botë nuk mund të më përdorë si shpërndarës.
Kësisoj, Demaliaj le t’i linte “furnitorët” t’i dilnin për zot letrës dhe të debatonin si të donin e sa të donin. Demaliaj nuk është studiues, as njohës historie. Nëse ju kujtohet, ai deklaroi se disa fletë të dosjes që i dhanë për ta shpërndarë qenka “deklasifikuar”, në një kohë që ajo nuk ka qenë asnjëherë e tillë sepse letër është e nuk ka lidhje me sekretin.
Në gjuhën e arkivistikës dhe të studiuesve këto janë gjëra elementare. E kur Demaliaj nuk i njeh këto gjëra të thjeshta, mos duhet pretenduar se njeh më shumë se kaq?
E kam ndjerë si detyrim që atë që dija ta ndaja me publikun, sepse këtë histori unë e njoh shumë mirë prej kohësh. Për kujtesë, në qershor 2011 kam dhënë disa intervista ku kam shpjeguar ndryshimin midis proceseve agjenturore-operative dhe atyre hetimore-gjyqësore. Në atë kohë u duk sikur “mbrojta” shkrimtarin Fatos Kongoli të cilin nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time, sepse qëllimi i reagimit tim ishte vetëm e vërteta dhe jo avokatitë e qokat. Të gjitha këto çështje të viteve 1978-1980 janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato nisin me një denoncim që bëhet dhe vijojnë me arrestime, vetëvrasje, këshillime, presione.
Edhe vetë Demaliaj nuk është konsekuent në atë që pretendon se mbron. Fillimisht, duke mos qenë në dijeni të aktivitetit antikomunist të Kadrie Kadaresë postoi letrën duke pretenduar “ligësinë” e Ismail Kadaresë kundër motrës së vet, e cila “i dhimbsej”.
Më pas, hedh insinuata në lidhje me ndonjë rekrutim me “material shtrëngues” të Kadries (të jetë i qetë edhe këtu se nuk ka ndodhur). Po ashtu vendos në gojën time shprehje që nuk i kam thënë se gjoja dosja e Kadries është mbyllur në vitin 1978. Në asnjë postim timin nuk e kam shkruar këtë. Postimet janë të hapura dhe lehtësisht të verifikueshme. Presioni ndaj Kadries ka qenë i lartë dhe i pandryshueshëm në vitet 1978-1980. Edhe në hetuesi e kanë thirrur gjatë kësaj periudhe (fakt tjetër që Demaliaj nuk e di). Në rast se Ismali do ishte aq i keq me motrën e vet, mjaftonte të mos ta shkruante atë letër dhe Kadria do ishte në burg.
Demaliaj niset nga argumenti se e publikoi letrën, sepse nuk ishte e njohur më parë. Mendoj se nuk ishte çështje kureshtjeje, por qartësisht për të çorientuar publikun shqiptar, i cili pjesërisht e kuptoi si denoncim sepse nuk i njihte historitë e vjetra të dosjeve “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Ashtu sikurse çështje të tjera dalin në problemet e centralizuara p.sh. “Bloza”, “Katrani”, “Aventurierët”, etj. Në atë kohë u hap dosje ndjekjeje edhe për Ismail Kadarenë, por këto janë asgjësuar në vitin 1979.
Kjo letër është e lidhur me proceset e tjera. E veçuar, ajo nuk është gjë tjetër veçse një manipulim ndaj publikut. Në mënyrë të habitshme, më pyet nëse e kam diskutuar me Ismail Kadarenë apo jo? Kam lexuar aq letra, saqë nëse do bëja diskutime me shkruesit e tyre nuk do më dilte jeta. Kushedi sa letra kam lexuar për shembull nga oficerët e punëve të brendshme. Mos duhet të kërkoja se ku ishin ata edhe bijtë e tyre brenda apo jashtë Shqipërisë?
Së fundi, po ju them diçka tjetër. Kam lexuar qindra letra të të dënuarve politikë të dënuar me vdekje apo edhe me burgim. Ka mjaft raste kur ata apo familjarët shkruajnë se vuajnë nga çrregullime mendore, prandaj i duhej falur jeta apo ulur dënimi. Tani t’i marrin këto letra e t’i botojmë në këtë formë e të themi se e kanë pranuar vetë çfarë kanë qenë dhe e meritonin dënimin me burgim apo me vdekje?
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Sizmiologu pergenjeshtron Prencin: Termetet nuk mund te parashikohen!
Artikull pasardhës: Prefekti i Lezhes Ndreca, pohon: Nuk kemi mjete per fikjen e zjarreve!

TË FUNDIT

zaloshja 2026

NGA EDUARD ZALOSHNJA – Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD- ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ahmetaj meta 2026

NGA ILIR META – Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë…

ShkodraWeb 11 January, 2026 0
IMG_5258

NGA PJERIN NDREU – Kush është fajtori?! Unë për vete ndjehem fajtor…

ShkodraWeb 8 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
  • Pezullimi i vizave emigruese për Shqipërinë, Ambasada Amerikane sqaron vendimin e presidentit Trump 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.