Skip to content
14 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Lekët te vepra 19-të, ose kapitalizmi specifik shqiptar!

ShkodraWeb 16 August, 2017
Nga Besi BEKTESHI
Është një “true story” ndodhia e mëposhtme, e fatit dhe punës, së një milioneri shqiptar – e cila karakterizon në vijimësinë e saj, formën e brendinë e pothuaj gjithë “kapitalizmit shqiptar” të fillim viteve ‘90-të në Shqipëri! Sigurisht nuk përfaqëson të gjithën – por padyshim një pjesë të një modeli që ka prodhuar pak, bashkuar akoma më pak kapitale e formuar modele që prodhojnë punësim dhe mirëqenie! Padyshim, ne kemi dëshirë t’ja vendosim fajet të gjitha politikës për gjendjen e vendit dhe pasigurisë së tij sot – por peshën më të madhe të zhvillimit anarkik, periferik dhe jo në bashkëpunim me ligjin e ka modeli i biznesmenit shqiptar! Ka dhe fajin e madh dhe për vitin 1997 në Shqipëri dhe pse ne konceptojmë vetëm klasën politike si “gjynahqare” të atij viti të jashtëzakonshëm dhe fatkeq!
Historia e vitit ‘90-të e më vonë është kjo: dikur një drejtor HOZRASHOTI-i që kishte qenë dhe drejtor ndërmarrje grumbullimi, në saj të ryshfeteve, mashtrimeve, pehlivanllëqeve, por dhe vjedhjeve në ndërmarrjet e shtetit komunist, kishte arritur që të mblidhte një sasi lekësh të konsiderueshme për kohën. Sigurisht që i mbante me shumë kujdes dhe për t’i ruajtur, pjesën më të madhe nuk i kishte futur në kasaforta dhe vende të fshehta, por kishte menduar një mënyrë shumë interesante për t’i mbajtur të fshehura! Në bibliotekën e tij kishte dhe disa vepra të Enver Hoxhës – e sidomos atë të 19-tën (e kush nuk e kishte nga nomenklatura) ose “Shënime për Kinën”, “Titistët” dhe vepra të tjera të Hoxhës! Mendja e hollë i kishte thënë t’i fuste “mijëshet” në brendinë e fletëve të veprës 19-të dhe të disave veprave të tjera të Enverit! Po pra, kishte mbushur plot librat me mijëshet e vjedhura në socializëm! Fundi i socializmit shqiptar ishte padyshim fillimi i hajdutërisë së tranzicionit dhe akoma më keq, se sa kaq! Në kulmin e skamjes e privacioneve – filluan dhe vjedhjet më të mëdha nga 1980-1990-të?! Gjithçka vidhej dhe padyshim si poshtë dhe lart në administratë dhe ndërmarrje u përhap mënyra e të vjedhurit si “jetesë”, kurse të tjerët vegjetonin! Në kapërcyell të ‘90-‘91-shit, kur filluan “kapitalizmat e para shqiptare” drejtori në fjalë u godit (nga meraku dhe tronditja e madhe psikologjike) nga ishemia dhe u bë gjysëm njeriu! E shoqja nuk dinte aspak ku kishte lënë paratë e shumta! Familja, nga më e pasura u shtrëngua në pagën e saj si mësuese!
Një ditë, një ish punëtor i ndërmarrjes së drejtorit e ndal gruan e tij në rrugë! Ai kishte filluar shitjen e qebapëve dhe qofteve, në rrugë përpara pallatit të ish drejtorit! Zonjë i thotë: ju lutem, ju që keni libra plot, do t’ju ketë tepruar ndonjë libër i kriminelit Enver e po pate mundësi dhe nuk t’u deshën, mi sill disa, sepse më duhet të mbështjell qebapët ngaqë janë nga letër shumë e mirë! Do t’ua shpërblej i thotë në fund të shoqes së drejtorit ish punëtori i tij! Ajo pa një pa dy, edhe në dëshpërim edhe në inat të kohës dhe në përgjithësi e lodhur, shkon në dhomë, merr një thes, pa i kontrolluar i hedh nja dhjetë libra të Enverit në të, dhe ulet menjëherë te “qoftexhiu” në fillim të rrugës! Na i thotë – ja pafsh hajrin ti këtij burrit, sepse unë nuk ja pashë dot (me pa të drejtë kjo fjalë e saj) tha e shoqja e drejtorit me ishemi në fillim të demokracisë! Qoftexhiu i mori dhe shkoi në shtëpi. Aty, duke dashur t’i grisë fletët i dalin lekët e shumta në to!
Mbas një viti, ai kishte bërë disa rrugë jashtë shtetit, kishte sjellë nga jashtë dhe shitur brenda, kishte gjetur mall të leverdishëm dhe e kishte tregtuar ashpër, kishte filluar “all in grosso” dhe sigurisht mbas shumë pak kohe, kishte dhënë para me fajde dhe ndërtuar vilën e parë! Kishte makinën më të mirë dhe vishej si një mbret! Ish drejtori vdiq dhe “qoftexhiu” nuk ishte në varrim, por ditën e nesërme shkoi për ngushëllim dhe i la të shoqes së drejtorit, një zarf me një shumë që për hallin e saj ishte mjaft e mirë! E habitur mësuesja e shkretë e falenderon shumë sidomos mbasi ai kishte ikur dhe ajo hapi zarfin, por i mbetën në mënd fjalët e tij kur në fund i tha: Zonjë ju jam shumë mirënjohës juve personalisht, për ndihmën e madhe që më bëtë, kur më dhatë librat për qoftet dhe qebapët nëse ju kujtohe! Unë zonjë jam pasuruar shumë nga xhesti juaj, sepse ato libra në daç besoni në daç jo, më mësuan të kem sukses në biznes! Zonja sigurisht në padijeninë e saj e falenderoi shumë edhe pse nuk kuptonte si “librat e Enverit, mund të pasuronin në biznes qoftexhiun që tashmë ishte milioner”! Kaluan disa muaj dhe një ditë u kujtua të pastronte bibliotekën e të shoqit. Në rreshtin e veprave të Enverit, kishte mbetur dhe një në fund, që ajo me sa duket nuk e kishte vënë re! Qeshi me vete dhe e mori në dorë, si të kuptonte si kishte mundësi ky libër – vepër e Enverit, të pasuronte qoftexhiun! Padashur e hapi dhe që në faqen e dytë, dolën mijëshet e kuqe, të cilat ishin rreshtuar faqe për faqe! Ishin plot 50 copë! Nuk arriti të gëzohej, sepse ju errën sytë dhe i ra të fikët!
Nejse – fillimi ishte i “mrekullueshëm” dhe megjithëse kemi thënë që ishim të barabartë në garë, sigurisht që nuk ishim të tillë! Një pjesë e hajdutëve të socializmit në fundin e tij, kishin vënë lekë të madh! Mbase “qoftexhinjtë” e shfrytëzuan më mirë, por sigurisht në themel mbetën gjatë gjithë tranzicionit – qoftexhinj! Pa ju humbur meritën iniciatorëve të një aventure kapitaliste, njerëzve të ndershëm në biznes dhe duke i nderuar në kurajon dhe ndershmërinë e tyre, në lodhjen për të bërë pikërisht këtë aventurë, mund të them se “mbretërit e biznesit” ishin kokrra injorantësh, tregtarucë të modelit më të dobët, të etur vetëm për fitim dhe jo krijim kushtesh për prodhim! Qoftexhinjtë e veprave të shokut Enver, nuk do të mendonin asnjë minutë për ligjin dhe demokracinë! Ata janë armiqtë më të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri! Shikoni arsimimin dhe origjinën e tyre në themel të gjithçkaje! Nder për biznesin ligjor, njerëzit e ligjit dhe të origjinës së mirë qytetare në biznes! Por pjesa e aprofitatorëve, kontrabandës, vrasjeve, drogës, kanë të bëjnë me një “borgjezi” lumpeni, që nuk japin punë dhe që shfrytëzojnë çdo njeri, duke parë vetëm fitimin e tyre dhe asnjë lloj të drejte dhe ane sociale! Janë robtues të masave me pagat e tyre idiote dhe orët e zgjatura pa fund, pa kushte pune dhe nganjëherë dhe me dhunën psikologjike dhe fizike në ushtrim! Duken sikur paguajnë taksa! Në fakt, përvidhen harbutërisht dhe duke qenë se blejnë politikanë si vetja e tyre, i katapultojnë ata, duke ditur se pjesa më rondokope e tyre futen dhe në parlament – kanë mundësi të mëdha për të mos paguar dhe fituar në saj të abuzimit dhe evazionit të madh fiskal!
Të tillë biznesmenë janë ku e ku me milionerët kinezë dhe biles dhe rusë! Kinezët janë të gjithë të shkolluar dhe të përballur me biznesin e madh botëror – tanët një pjesë e madhe të pashkolluar, filluar duke vjedhur dhe grabitur, gënjyer dhe mashtruar, kontrabanduar dhe ndërtuar abuzivisht! Por kështu kanë bërë milionat sigurisht në kurriz të njerëzve, demokracisë dhe lirisë!
Rasti që përmenda më lart është më fatlumi, më i miri, më “korrekti” dhe për këtë ja vlen të përmendet si shembull – padyshim “për mirë” dhe pothuaj si etalon krijimi milioneri fill mbas diktaturës në Shqipëri?! Po prasi “simbol” ose si “kapitalizmi specifik shqiptar” që bazamentin e tij e ka te lekët në faqet e veprës së 19-të?!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Nenprefekti rrezikon shkarkimin, nuk mori leje kur u largua me pushime
Artikull pas: Dy te rinjte vijne per pushime ne atdhe, por “hane dru” nga pronaret e hotelit

TË FUNDIT

romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
mark pashkja ligji barazi gjinore 2025
  • Kryesore

NGA DOM MARK PASHKJA – Na i kurseni urimet e Pashkëve dhe të Bajramit….

ShkodraWeb 7 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup… 13 November, 2025
  • NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 13 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës” 12 November, 2025
  • E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë 12 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.