Skip to content
8 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Patozi mesazh Bashes: Lulzim nuk rrezohet qeveria nga brenda!

ShkodraWeb 18 August, 2017
Nga Astrit PATOZI
Komentet e Lulzim Bashës mbi raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet nuk ia shtojnë vlerën atij. Përkundrazi, ia zbehin fare, nëse ai vërtetë mund të shërbente për diçka në këtë vend. Jo për këto zgjedhje, se ato mbaruan, por ndoshta në të ardhmen.
Sepse mes fushatës së qetë dhe pa asnjë denoncim të opozitës dhe “tmerreve” që përshkruan raporti, është në mes një det i tërë. Në të cilin i vetmi i fundosur këmbë e duar është Lulzim Basha.
I cili ka përgjegjësi të plotë për memecërinë e Partisë Demokratike, që nga mesnata e 17 majit e deri në ditën e numurimit të votës së fundit në zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas kësaj logjike i bie që çdo opozitë në atdheun tonë, që të provojë se qeveria i vjedh apo i manipulon zgjedhjet, duhet të ketë 6 apo më shumë ministra teknikë. Ndryshe, ajo vetë është e paaftë që të provojë edhe faktojë qoftë edhe një rast të vetëm abuzimi.
A thua se kjo praktika e marrëveshjes Rama-Basha është një traditë universale në këtë vend e më gjerë dhe jo një shpikje shqiptare e minutës së fundit.
Por ne në Shqipëri kemi jetuar dhe këtu janë bërë shumë palë zgjedhjesh. Dhe si Partia Demokratike ashtu edhe kundërshtarët e saj kanë tundur botën me shkeljet dhe manipulimet, sa herë që ka pasur të tilla. Madje, nuk e teproj të them se në shumë raste e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre, të cilat jo rrallë kanë qenë të shpërpjestuara me të vertetën.
Por më mirë të bërtasësh më shumë se ç’duhet “kapeni hajdutin”, se sa të mos pipëtish fare si Lulzim Basha gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ndaj edhe lë shije të keqe kjo “Eureka” e tij pas një raporti shumë atipik të ministrave teknikë të PD, të cilin nuk dua ta paragjykoj. Ashtu si edhe ata vetë për atë thekje në diellin e qeverisë së “armikut”, ndonëse zgjedhjet e 25 qershorit kishin dy muaj që ishin mbyllur. Sepse nuk besoj se ka qenë përgjegjësi e tyre mosdorëheqja në kohën e duhur.
Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it sikur të nxinte nuk do ta shpëtonte dot Lulzim Bashën nga pesha e fajit për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në 25 qershor, më të rëndën e të gjithë historisë së saj. Ndaj nuk ka asnjë vlerë që të merremi me cilësinë e asaj që kanë shkruar dhe as me rolin që kanë pasur në këtë histori ministrat teknikë, që më në fund ikën prej qeverisë së Edi Ramës.
Lulzimi ka vetëm dy mundësi tani: ose ta besojë plotësisht raportin e teknikëve, që i bie të bojkotojë parlamentin dhe të hapi prapë “çadrën e lirisë”. Ose, në rast të kundërt, ta qepë gojën e të mos flasë më për vota të blera dhe të vjedhura, por të lëpijë ndonjë kockë që mund t’i vijë nga Edi Rama, nëse ky i fundit do ta ketë zemrën e gjerë. Kam bindjen se ai nuk do të bëjë, as njërën dhe, as tjetrën. Siç ka ndodhur gjithmonë gjatë këtyre katër vjetëve. Sepse gjëja që urren më shumë në jetë ai është që të marrë vendime.
VO. Mirëpres me qetësi komentet e grupit të gatshëm të avokatëve dhe zëdhënësve të Lulzim Bashës në PD, meqë ai vetë është me pushime.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MONSTRAT/ Moter e vella abuzonin me te miturit, filmonin njeri- tjetrin (foto)
Artikull pasardhës: Thirrja e nr. 2 te LSI, Rama: Te bejme qytetaret ta duan partine edhe ne…opozite

TË FUNDIT

osmani partite 2026

Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
nagavci lvv

“Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
prek molla fatmir shpellzaj ok

ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.