
Biznesmeni i njohur Bardhok Planit është ndjekur ditën e atentatit edhe nga një automjet i ndryshëm nga ai që u përdor ditën e ngjarjes së rëndë.
Zbulimi i këtij detaji mund të çojë edhe në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të saj. Një muaj nga ekzekutimi i Bardhok Planit në Shkodër, policia ka zbuluar se një makinë e dytë ka ndjekur më 4 prill lëvizjet e viktimës.
Sipas burimeve, personat e përfshirë në ngjarje kanë përdorur tre makina. Njëra ka shërbyer për monitorimin e lëvizjeve të Planit gjatë ditës. Me makinën e dytë autorët e ndoqën dhe zbrazën 79 plumba kallashnikovi mbi të. Ndërsa automjeti i tretë u përdor për t’u larguar nga vendgjarja, pasi kishin djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Policia dhe prokuroria tregohen të rezervuara për të dhënë detaje për sa i përket makinës apo dhe personave që besohet se kanë vëzhguar lëvizjet e Bardhok Planaj ditën e ekzekutimit.
Deri në këtë fazë të hetimit policia e Shkodrës është duke punuar me analizimin e pamjeve filmike, të cilat janë provat e vetme shpresëdhënesë për të zbuluar autorët e ngjarjes.

Ndërkohë një letër e padjegur, e cila u gjet poshtë sediljes së automjetit që u përdor në ekzekutimin e Badhok Planit, mund të jetë çelësi i identifikimit të autorëve të veprës së rëndë penale.
Pikërisht përmes këtij dokumenti, ku ishte shënuar numri i shasisë, policia e Shkodrës zbuloi në kohë rekord pronarin e makinës tip Volkswagen, dhe vjedhjen e saj, qysh prej muajit shkurt 2020 në Tiranë.

Nëse do rezultojë se mbi letër ka gjurmë gishti, atëherë policia dhe prokuroria do të nisën punën për të verifikuar personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Hetimet për atentatin ndaj Bardhok Planit për momentin janë fokusuar dhe në këqyrjen e pamjeve filmike të sekuestruara në disa zona të qytetit të Shkodrës, për të mësuar intenerarin e saktë që përshkuan autorët, para se të ekzekutonin me 79 plumba biznesmenin Bardhok Planaj. /oranews/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!