37 vjeçari Erjon Selgjekaj pritet të zëvendësojë Tonin Dedajn në detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Rrethina. Emri i tij, është më i mundshmi për të marrë drejtimin e njesisë administrative më të madhe në Bashkinë e Shkodrës.
I diplomuar për menaxhim turizmi, Selgjekaj ka një eksperincë të vlerësueshme në sistemin bankar dhe atë financiar. Ai ka qenë i punësuar në disa banka të nivelit të dytë dhe institucione financiare.
Ai është pjesë e strukturave të PD- së, duke u angazhuar në Forumin Rinor, për të vijuar rrugëtimin, i cili sot e sheh si kryetar të njërit prej Grupseksioneve të Njësisë Administrative Rrethina.
Bashkë me administratorin Dedaj dhe strukturat e PD- së në Rrethina, Selgjekaj siguroi një rezultat mjaft pozitiv në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke e nxjerrë forcë e parë politike Partinë Demokratike.