Policia Bashkiake e Shkodrës, së shpejti me drejtues të ri. Mësohet se në krye të saj, me shumë mundësi, do të vihet Gent Nehani pas dorëheqjes së papritur ditën e sotme të Anton Hasanpapaj.
Gent Nehani, i ditëlindjes 1971, është diplomuar në Akademinë e Policisë së Rendit në Tiranë në vitin 1996.
Gent Nehani, është një oficer në lirim i Policisë së Shtetit, me një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme, e cila nis në vitin 1996 deri në vitin 2013 kur u lirua me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër që u shfuqizua nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë në vitin 2015 pas një beteje ligjore.
Gjatë karrierës së tij, Nehani ka qenë pjesëmarrës në specializime dhe trajnime me homologë nga Gjermania, Italia, Turqia, misioni PAMECA etj.