Qentë endacakë janë bërë tashmë një problem serioz për qytetarët shkodranë. Ata I gjen kudo dhe rreziku nga prej tyre shtohet më shumë pasi shpesh herë janë kthyer në rrezik sulmimi.Ndërkohë drejtuesja e grupimit vullnetar të qenve Izabela Sala thote se numri i tyre është mjaft i lartë rreth 2500 të tillë dhe është e pamundur për ti strehuar të gjithë pasi streha e tyre nuk e ka këtë kapacitet.
Ndër të tjera Sala shprehet se qendra e tyre po punon për sterilizimin dhe vaksinimin e tyre në mënyre që të shmanget rreziku nga kafshimi apo i përhapjes së sëmundjeve nga. Numri i qenve endacakë është rritur ndjeshëm pasi nuk ka familje që të kujdesen për ta. Por pasi ata të sterilizohen dhe vaksinohen nuk do të jenë më problem. /RealitetiPost/