Gerta Loku Tushaj eshte emri i plote i vajzes (gruas) qe perloti Parlamentin me nje fjalim thuajse patetik. Fale Facebook, nuk eshte aspak e veshtire te mesosh disa gjera per jeten e secilit, sidomos permes fotove e shenimeve edhe pse te shkurtra. Gerta eshte perfshire ne politike, te pakten ne nivel lokal dhe te pakten me partine e Bamir Topit, FRD. E tregojne fotot e publikuara nga ajo. Pra, mund te konsiderohet fanse e mazhorances aktuale. Gerta eshte aq fermere, sa mund te jete cdo zonje qe jeton ne fshat. Eshte aq e dhene pas “fermes” se saj, me pak nga shumica e grave qe jetojne po ne fshat. Gerta jeton ne Rubik, me qytezen me te cilen eshte mjaft e lidhur dhe e demonstron nga fotot. Ka punuar ne nje televizion lokal te Lezhes, Media Plus dhe madje edhe ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Permes fotove tregohet se eshte mjaft e dhene pas politikes dhe organizimeve te ndryshme, por qe nuk kane te bejne aspak me profesionin e fermeres, sic u prezantua sot. Eshte nene e dy femijeve. Tani, fotot e publikuara nga ajo vete, qe ne i morem ne profilin e saj pa e patur “friends”, pra jane publike, tregojne shume me teper se rreshtat qe shkruam ne. Gjykimin per te dhe performancen e saj ne sallen e Kuvendit, secili e ben vete. /ShkodraWeb/