Skip to content
21 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

Myftiu i Tirane Gurra: Qarqe dhe individe te caktuar kerkojne te denigrojne Skenderbeun

ShkodraWeb 30 September, 2017
gurraylli24
Gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka folur për ekstremizmin e dhunshëm dhe përpjekjet që po bëhen nga bashkësia islame për të mos lejuar shfaqje të ekstremizmit. Gjithashtu ai është pyetur edhe për çështjen e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ylli Gurra tha se ka individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos kenë mundësi të bashkohen.
INTERVISTA:
Ekstremizmi i dhunshëm është një nga sfidat e reja që janë shfaqur në Ballkan gjatë viteve të fundit dhe ai përbën kërcënim për sigurinë e vetë rajonit. Sa rrezikohet Shqipëria nga kjo formë e shtrembëruar e islamit dhe çfarë përpjekjesh bëhen nga vetë Bashkësia Islame për të mos lejuar shfaqjet e ekstremizmit në vend? Kemi sot të ftuar në studio Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra. Mirësevini në studion e Zërit të Amerikës, zoti Gurra.
Ylli Gurra: Faleminderit që më jepni mundësinë që nga kjo tribunë e lirisë për mëse 7 dekada të përcjell për të gjithë shqiptarët edhe një mesazh tonin për temën që ju prekët.
Zoti Gurra, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është një përparësi e administratës amerikane. Cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Uashington?
Ylli Gurra: Dëshiroj të ndaj me ju dhe me gjithë qytetarët shqiptarë, që na ndjekin përmes Zërit të Amerikës, që i ftuar nga departamenti i religjioneve nga gazeta “Uashington Post” gjendem këtu për të ndarë përshtypjet, mesazhet dhe për të përçuar mënyrën se si ekziston, si menaxhon dhe se si është situata e fesë në Shqipëri, kryesisht e myslimanëve, dhe përpjekjet që bën Komuniteti Musliman i Shqipërisë, si institucioni zyrtar për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm apo shfaqjen dhe shprehinë, apo tendencat për radikalizëm dhe për një ekstremizëm të tillë në raport me vetveten si muslimanë, në raport me shoqërinë shqiptare dhe në raport me zhvillimin shoqëror të Shqipërisë.
A ka në Shqipëri prirje të hapura apo të kamufluara për ekstremizëm të dhunshëm, që janë një shtrembërim i islamit?
Ylli Gurra: E vërteta është ajo që thatë dhe cituat ju. Në brendinë e tyre fetë qiellore, përfshirë edhe Islamin nuk kanë aspak, nuk ushqejnë aspak, nuk përcjellin aspak, nuk kërkojnë aspak nga ndjekësit, nga idhtarët apo nga besimtarët e besimtaret përçimin e dhunës apo lançimin e saj. Përkundrazi. Të gjithë librat qiellorë, përfshirë edhe Kuranin, përçojnë dhe kanë kusht kryesor përcjelljen e paqes dhe përmes rrugëve të paqes dhe vizionet më paqësore. Përmes jush përcjell te cilindo shqiptar dhe besimtar se është e domosdoshme të korrigjojë vetveten në raport me familjen, në raport me shoqërinë, në raport me shtetin dhe në raport me misionin që e ka vetëzgjedhur me vullnet të lirë për të qenë besimtar i Islamit, apo i Krishtërimit apo pse jo, në disa raste edhe ateist.
Në Shqipëri janë ndërtuar shumë xhami. A janë ato të gjitha nën administrimin e Komunitetit Musliman? A dihet se çfarë predikohet në xhamitë e fshatrave të largët, për shembull?
Ylli Gurra: Sigurisht. Pas viteve 90 në Shqipëri ka një ringritje të shpresës për besim dhe të ushqimit me besim si çdo shoqëri demokratike, si edhe në SHBA. Komuniteti Musliman i Shqipërisë përmes 35 myftinive në të gjithë vendin po përpiqet, duke marrë parasysh edhe vetë tranzicionin që po kalojmë si shoqëri, që të ketë në mirëmenaxhim, në administrim dhe në përcjelljen e mesazhit hyjnor të paqes nëpër të gjithë këto objekte kulti, xhami në fshatra dhe në qytete. Po punojmë të ketë një mirëmenaxhim që synon uljen me këmbë në tokë në përcjelljen e këtij mesazhi në raport me vetë myslimanët dhe në raport me gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke marrë parasysh kornizën ligjore, kornizën fetare dhe kornizën shoqërore.
Zoti Gurra, dua t’ju bëj një pyetje lidhur me figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu, që luftoi kundër pushtuesve otomanë. Këtë meritë ia njohin edhe vendet europiane. Si shpjegohet që ka përpjekje për denigrimin e figurës së tij? A mendoni se ka një axhendë prapa kësaj?
Ylli Gurra: Më vjen shumë mirë që më jepet mundësia përmes jush, duke ju falenderuar për pyetjen, të përcjell edhe një herë fuqishëm dhe të nënvizoj se muslimanët dhe gjithë shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks me figurat kombëtare, duke filluar nga Teuta e epokës ilire, apo Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo tek i pari kryetar i shtetit shqiptar Ismail bej Vlora Qemali, kryetari i parë i Senatit, i cili ka qenë njëherësh edhe kryemyftiu i Shqipërisë 1912-1929, Veli Dibra, apo Atë Fan Noli, i cili ka drejtuar shtetin shqiptar, apo Dom Nikollë Kaçorri, të cilët janë shprehi e gjallë e asaj çka ne besojmë dhe ushqejmë se këto figura janë ylli polar për çdo qytetar të Shqipërisë, janë figura përbashkuese dhe shprehje e unitetit tonë vëllazëror, sa kombëtar aq edhe fetar.
Cilat janë këto rryma atëherë, që përpiqen të denigrojnë figurën e Skënderbeut?
Ylli Gurra: Ka edhe qarqe, individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos mund të bashkohen, ose të mos munden shqiptarët të bëhen ata që kanë qenë dhe që duhet të jemi. Shqiptarë ka në Republikën e Shqipërisë, shqiptarë ka edhe në Republikën e Maqedonisë, shqiptarë ka edhe në shtetin e Kosovës, shqiptarë ka edhe në Republikën e Malit të Zi, po ashtu ka edhe në Çamëri. Pra, një e drejtë sa hyjnore, sa historike aq edhe legjitime, që shqiptarët janë një komb që kanë për të sjellë përmes figurave të tyre kombëtare vetëm dhe vetëm të drejtën e lirisë dhe vetëm paqe.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHKARKIMI I ANCELOTIT/ 5 lojtare te Bajernit i kerkuan klubit “koken” e teknikut italian
Artikull pas: Ore..po “beeeeeee” gjithe jeten do bejme, cfare tha Rigerta qe nuk e dime prej 25 vjetesh..?!

TË FUNDIT

marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benet beci atletika 2025
  • Kryesore

FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë

ShkodraWeb 21 June, 2025

TË FUNDIT

  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
kuvendi kosoves 2025
  • Anëmbanë

Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij…

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.