KORONAVIRUSI – “Bilanc “lufte” 24 orët e fundit, humbin jetën 242 persona- në total janë 1314…

Shkon në 1 mijë e 361 numri i jetëve të humbura, ndërsa 60 mijë e 81 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar nga koronavirusi në shkallë globale. Autoriteti shëndetësor Hubei raportoi se 242 viktima të tjera janë shënuar nga koronavirusi në kete provincë gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e vd.e.kjeve në epiqendër që nga fillimi i shpërthimit në 1 mijë e 314.


Autoritetet në Hubei konfirmuan këtë të mërkurë edhe 14 mijë e 840 raste të reja të virusit në Hubei, që sjell numrin e përgjithshëm të rasteve në epiqendrën e shpërthimit në 48 mijë e 206. Qeveria sqaroi se tani po shtohen “rastet e diagnostikuara klinikisht” në numrin e rasteve, me qëllim që të jetë më i lehtë trajtimi për pacientët nëse ata e marrin ndihmën e duhur mjeksore që herët.

Sipas raportimeve, nga rreth 33 mijë e 693 pacientë të shtruar në Hubei, një mijë e 437 të cilët janë në gjendje kritike. Autoriteti shëndetësor deklaron se 3 mijë e 441 pacientë të tjerë janë shëruar, duke u larguar nga ambientet e spitalit.