Me barazimin e sotëm në mes Bylisit dhe Partizanit, diferenca e ballshiotëve me Vllazninë tashmë nga 5 pikë që është ngushtuar në vetëm 2. Çka do të thotë se shanset e shkodranëve për t’i shpëtuar vendit të tetë të renditjes që i çon ata në play- out.
Megjithatë kanë mbetur edhe katër javë dhe duhet parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund. Duke parë edhe kalendarin e të dy ekipeve, Bylis në fakt konsiderohet sërish më favorit se Vllaznia.
Në 4 ndeshjet e mbetura, do të presë në fushën e vet Laçin dhe Luftëtarin, ndërkohë që ka dy transferta, në Vlorë dhe me Kukësin.
Shkodranët nga ana tjetër po ashtu kanë dy ndeshje në “Loro Boriçi” me Kukësin dhe Flamurtarin dhe kanë dy të tjera në transfertë, me Skënderbeun dhe Partizanin. Nëse ata bëjnë mirë në ndeshjet e tyre, shanset për t’i ikur vendit të 8-të ekzistojnë.
Kalendari i Bylisit:
Java 33: Flamurtari- Bylis
Java 34: Bylis- Laçi
Java 35: Bylis- Luftetari
Java 36: Kukesi- Bylis
Kalendari i Vllaznisë:
Java 33: Skënderbeu- Vllaznia
Java 34: Vllaznia- Kukësi
Java 35: Partizani- Vllaznia
Java 36: Vllaznia- Flamurtari