Teuta e Edi Martinit nuk ndalet, mund edhe Skenderbeun dhe konsolidon vendin e tretë me 52 pikë…

Teuta konfirmohet skuadra më në formë e Superiores në këtë moment dhe duke marrë suksesin e katërt radhazi në kampionat, ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt objektivit të pjesëmarrjes në Europë në edicionin e ardhshëm.

Ekipi durrsak mundi sot 1-0 Skënderbeun në një ndeshje ku në pjesën e parë ishte dominuese në fushën e lojës duke krijuar raste të shumta, goditur dy herë traversën e prodhuar lojë ofensive. Vetëm mrekullitë e Koliçit mbajtën në lojë skuadrën e Dajës që u përpoq të reagonte, por e kishte të vështirë përballë ritmit të lartë të ekipit vendas.


Koliçi u dorëzua vetëm në fillimin e pjesës së dytë të duelit, kur një gol i të zakonshmit Kallaku i dha avantazhin durrsakëve të cilët më pas administruan me qetësi duke marrë tre pikë që kanë shumë vlerë në luftën e tyre për të ruajtur vendien e tretë që në çon në Ligën e Europës.

Teuta-Skënderbeu 1-0
56′ Kallaku

Teuta: Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli (70’ Çyrbja), Aleksi, L. Vila, Kallaku (86′ Gruda), E. Vila, Hebaj. Trajner:Edi Martini

Skënderbeu: Koliçi, Dita, Randi (78′ Pollozhani), Imami, Jashanica (66′ Pëllumbi), Gripshi, Mara, Mensah, Taipi (66′ Esien), Elezi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

KV: Avdyli. Kuro / Taipi, Imami

Gjyqtar: Laver Alla

 ABCOM ║ VODAFONE