Bylis dhe Partizani e kanë mbyllur në barazim 1 – 1 ndeshjen mes tyre për javën e 32- të të Superligës. Një barazim që dei diku, favorizonVllazninë pas fitores minimale në Gjirokastër me Luftëtarin. Tanimë kuqeblutë janë vetëm dy pikë larg Bylis në betejën për të evituar ndeshjen play- out për qendrimin në Kategorinë Superiore. Ndërkohë, Partizani është në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Skenderbeu por që ka një ndeshje më pak që do ta luajë në mbrëmje me Teutën.
Ndërsa kanë mbetur edhe 4 javë dhe janë 12 pikë në lojë, Kukësi mund të thuhet se ka ri-hapur garën për titull. Sot ia ka dalë të mund në Tiranë ekipin e parë në renditje, duke shkurtuar diferencën në vetëm 6 pikë. Ndërkohë, mjaft e fortë pritet gara edhe për një vend në Europë, ku më të favorizuar duken Laçi dhe Teuta.