Gazetari Aleksander Cipa e ka pare emrin e tij te perfshire ne nje liste te personave qe qeveria greke, ka vendosur tu heqe nenshtetesine helene. Ai ka reaguar menjehere me nje status ne Facebook, duke thene se nuk e ka patur shtetesine greke: “Një sqarim për opinionin publik dhe veçanërisht për mediat e vendit tim.
Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do të kem, nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare. Kam dashur ne nje moment rreth vitit 2001 te kem nënshtetësinë e Shqiptarit ne Kosove.
Sa për lajmin e botuar ne një media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnjë dijeni zyrtare, dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë, dhe në ditët e ardhme do të ve në lëvizje për informim zyrtar dhe reagim, gjithë mundësitë e mia si qytetar shqiptar dhe europian. Ju bëj me dije se nuk kam qenë dhe nuk jam as pjesë e ndonjë liste tjetër që ka të bëjë me shtete të rajonit, aq më tepër që nuk kam asnjë arsye.”, perfundon statusi i gazetarit Aleksander Cipa ne Facebook. /ShkodraWeb/