Ish-kryetari i PS- së nuk pendohet për atë që bëri ndaj punonjësve të bashkisë, braktiset nga familjarët…

Loading...

Autori i masakrës në Mat nuk shfaq pendesë për masakrën e kryer. Kujtim Koxha, ish-kryetar i PS-së në zonën ku ndodhi masakra, është shprehur në Polici se ai e kishte kryer krimin për të vendosur dinjitetin e tij para banorëve të tjerë, të cilët e kishin parë teksa atë e kishin goditur punonjësit e bashkisë, që kishin ardhur të shtronin rrugët e fshatit. “Nuk jam penduar.

më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën”, është shprehur në Policinë e Burrelit autori i ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja). Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti.burrel

Mësohet se në këto tri ditë pas krimit të rëndë, Koxha është braktisur nga familja e tij. As e shoqja dhe as katër fëmijët e tij, të cilët sipas të dhënave janë të martuar të gjithë, nuk kanë ardhur ta shohin atë apo t’i sjellin ndërresa të tjera.

“Duket më i qetë se ditën e ngjarjes kriminale. Të afërmit nuk kanë ardhur për ta takuar apo për t’i sjellë ushqime e veshmbathje. Për momentin duket i braktisur nga të gjithë.

I është thënë se ka të drejtë të mbrohet me avokat, por Kujtim Koxha nuk ka pranuar. Ai shprehet se avokatin do ta sigurojë vetë”, thanë burime nga Policia e Burrelit. /Nga Albi LALA/

Loading...