Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Lajmi është dhënë nga policia, e cila si zakonisht në këto raste, nuk jep shumë detaje. Mësohet se gruaja është gjetur e vdekur në banesën e saj në Laç, në zonën e Kurbinit. Pavarësisht se policia thotë e mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale, materialet ia ka përcjellë për vlerësim prokurorisë së Kurbinit. Më poshtë, njoftimi i plotë i policisë.
“Më datë 14.10.2018, në Laç, në banesë, është gjetur e vdekur shtetasja B.C., vjeçe 86. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për vlerësim.”.