Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRI+FOTO – Përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, ja kush është modelja shkodrane që u la në burg…

ShkodraWeb 16 April, 2024
kelvisa1

Infuencerja nga Shkodra, Klevisa Ymeri, e cila shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në Kroaci, është lënë në paraburgim për një muaj nga gjykata vendase.

Aksidenti tragjik që u mori jetën vëllait dhe motrës u regjistrua të hënën rreth orës 20:30 në rrugën D-8, në zonën e Ratacit afër Sllanos.

Kush është Klevisa Ymeri

29-vjeçarja është njohur në rrjete sociale, ku ka një sërë profilesh në rrjete sociale, ku bën foto dhe video dhe jep këshilla për grimin. Ajo kishte 33,000 ndjekës në TikTok dhe pothuajse 14,000 në Instagram, por profilet e saj aktualisht janë të mbyllura.

Përveç rrjeteve sociale, ku publikon foto/video nga jeta luksoze që bën, e reja shqiptare njihet edhe për surprizën që në vitin 2022 i bëri mikut të saj në burgun e Trentos në Itali.

Ajo së bashku me disa shqiptarë të tjerë, surprizuan të burgosurin për ditëlindje me fishekzjarre dhe altoparlant.

“Duam t’i tregonim se jemi pranë tij pavarësisht gjithçka. Ideja ishte e imja dhe e vëllait të tij. Ikëm sepse nuk e dinim nëse ishte e ligjshme. Është burg i sigurisë maksimale dhe zhurma të tilla mund të shkaktojnë probleme. Prandaj kemi shpëtuar”, shpjegoi ajo.

klevisa45
klevisa3
klevisa4

Kjo nuk është hera e parë që Klevisa përballet me ligjin, pasi burime bëjnë me dije se në vitin 2017 gjatë periudhës që qëndronte në Francë, u arrestua për trafik droge së bashku me një person tjetër. Djali që e shoqëronte u dënua, ndërsa Klevisa u lirua pas disa muajsh dhe u soll në Shqipëri. Pas Francës destinacioni që Klevisa zgjodhi të shpërngulej ishte Italia.

Nuk dihet nëse do të shpëtojë edhe këtë herë ‘paq’ pasi Viktor Xherek, vëllai i Stjepanit dhe Katarinës, të cilët humbën jetën një këtë aksident, ka treguar se si ndihet pas tragjedisë dhe kërkon ndihmë që ngjarja të dënohet.

“Nuk duam që tragjedia e familjes sonë të jetë e kotë, kemi nevojë për ndihmën e publikut për të ndërgjegjësuar problemin, e njëjta gjë ndodh gjatë gjithë kohës në rrugët tona. Vëllai dhe motra ime nuk janë të vetmit që kanë vdekur, por le të jenë të fundit”, tha ai. /BW/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Për shkak të faktorëve të brendshëm…”, përplasjet me Ilir Metën, jep dorëheqjen nr. 2 i Partisë së Lirisë…
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 17 prill 2024…

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.