Në orët e mbrëmjes, teksa ishte nisur të merrte pjesë në emisionin “Open” në Top Channel, ish- deputeti i PD-së Shkodër Bardh Spahia është ndaluar nga policia e kryeqtetit. Gjatë gjithë ditës ka qarkulluar lajmi se Spahia ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, fakt që u mohua nga ish- deputeti i cili tha se ka lëvizur nëpër Tiranë gjithë ditën.
Mësohet se ish- deputeti i Shkodrës por sillet në Komisariatin e Policisë Vendore. Mësohet se pritet të ketë një tubim para Komisariatit të antarëve dhe mbështetësve të opozitës. Pavarësisht orës së vonë, pritet që shumë qytetarë të tubohe para Komisariatit të Policisë në Shkodër, në mbështetje të ish- deputetit Spahia por edhe të qytetarëve të tjerë të arrestuar në qytetin më të madh verior.