Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar për tubimin e paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodrës. Në një dalje nga selia blu, ish- deputetja Izmira Ulqinaku ka ftuar banorët e qarkut ti bashkohen një takim- marshimi në rrugët e qytetit. “Duhet shfrytëzuar çdo mundësi, çdo hapësirë, çdo minutë për t’i dalë përballë kësaj fatkeqësie kombëtare me emrin Edi Rama!”, ka thënë Ulqinaku. Më poshtë, deklarata e plotë e PD Shkodër.
Shkodra dhe mbarë Shqipëria po përballet këto orë me një represion policor të një shteti që drejtohet nga banda kriminale e udhëhequr nga kryeministri uzurpator i Kushtetutës dhe ligjeve siç është Edi Rama.
Përballja me këtë klikë, është detyrë dhe emergjencë kombëtare për çdo shqiptar. Duhet shfrytëzuar çdo mundësi, çdo hapësirë, çdo minutë për t’i dalë përballë kësaj fatkeqësie kombëtare me emrin Edi Rama!
Sot, në orën 18.30, Partia Demokratike fton të gjithë banorët e Qarkut Shkodër, në një takim dhe marshim në rrugët e qytetit të Shkodrës. Të gjithë bashkë mund ta ndalim këtë murtajë që po përpiqet përsëri të vjedhë votimet dhe vullnetin e shqiptarëve, duke i vjedhur për 4 vjet të tjera, siç i ka grabitur, varfëruar e burgosur këto 6 vite!
Prandaj te gjithe bashke ne emer te demokracise, mbrojtjes se tepublikes dhe kushtetutes, per femijet tane, e te ardhmen tone ne Shkodren e Shqiperine e lire e demokratike.
#LiriDemokraci #OsotOkurre #ShqiperiaSiEuropa #RamaIk