ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Ish- deputeti Bardh Spahia ndalohet “live” nga policia, po shkonte në studion e Top Channel

Demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga policia, teksa ishte nisur për të shkuar në emisionin “Open” në Top Channel. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia në një lidhje direkte në emision, u pyet nga gazetarët nëse ai ishte në dijeni se po kërkohej nga policia pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Loading...

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë. “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”, tha ai.

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Spahia tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

Në këtë çast socialisti Taulant Balla futet në debat dhe i thotë se nëse është kështu atë herë le të vijë në studio. Pas kësaj Spahia tha se do të niset menjëherë për në studio, ndërkohë që rrugës ai u ndalua nga policia.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.