Ditën e neserme, në orën 19.00 është paralajmëruar një takimprezantues i kandidatit të PS-së për kryetar bashkie në Shkodër Valdrin Pjetri. Sipas informacioneve, parashikohet edhe prezenca e kryeministrit Edi Rama. Pak orë para këtij aktiviteti, dega e PD-së Shkodër ka sjpërndarë një njoftim për organizimin e një marshimi në rrugët e qytetit vetëm 30 minuta para orarit të fillimit të takimit të PS-së.
“Partia Demokratike, Dega Shkodër i bën thirrje çdo qytetari shkodran të na bashkohet ditën e nesërme, datë 20 Qershor, ora 18:30 për një marshim mbarë qytetar në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe votës.
Ky marshim do të fillojë nga sheshi para Bashkisë Shkodër dhe do të vijojë në të gjitha rrugët e qytetit. Bashkohuni me ne! Për një Shqipëri si gjithë Europa! Rama Ik!
#20Qershor #ShqipëriasiEuropa #partiademokratikeShkoder #pd”, thuhet në postimin e PD-së Shkodër.