Blendi Fevziu : Pati debate shumë të mëdha që ju kishit parazgjedhur ose preferonit Elvana Gjatën në vend të Arilena Arës çfarë ka ndodhur realisht?
Alketa Vejsiu : Shiko si është e vërteta e kësaj historie. Unë mendoj njëherë që Arilenën kur ishte një vajzë e vogël në audicionet e X-Factor me shall në Teatrin e Shkodrës, Alketa e pikasi midis të gjithë të tjerëve dhe tha: kjo vajza është talent. E kam mbështetur në X-Factor që të fitonte dhe jam shumë krenare që Arilena e ka fituar dhe e ka mbajtur prestigjin e atij çmimi. Uroj që ajo të këndoj me Lady Gagën një ditë dhe nuk ka dyshim që ajo është një vajzë super e talentuar. Kam patur një rezervë që në fillim kur Arilena u bë pjesë e kastit, meqë Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë prioritarizohen njerëzit që janë afër nesh n ata zënë vende pune ata marrin çmime, duhet të jesh miku i tij i atij që të zesh një vend …unë kam qenë kundër që Arilena të ishte në kastin e festivalit vetëm për këtë shkak për të mos i prerë ëndrrat të tjerëve që të mos merrnin këtë kosto se 21 vjeç mund të vinte në festivalin tjetër ta fitonte por jo në kurriz të kësaj kauze…Unë skam fuqi ta përzgjedh sepse në momentin që vendos një juri.
Blendi Fevziu: Siç është nepotizmi në Shqipëri e dimë që edhe zgjedhjet kanë 100 mekanizma…
Alketa Vejsiu: Unë vet kam qenë absolutisht e distancuar nuk i kam njohur tre anëtarët e huaj të jurisë nuk kam pirë kafe me ta, e kam njohur në skenë suedezin …nuk dija prezencën e dy shqiptarëve që janë futur vërtet në moment të fundit , por për këtë mund të japë shpjegime drejtori i RTSH, nuk e kam unë tagër këtë gjë …unë di vetëm një gjë që dy pikëshi i Mikaela Mingës për mua ka qenë një histori e pasqaruar dhe dy pikëshi për mua ka patur abuzim .Se nuk mundet një vajzë që ka bërë 40 hite ti ta penalizosh dhe ta fyesh, mund ti japësh 6 pikë, 7 pikë, 8 pikë por jo 2 . 2 është një histori e errët që mua më ka mbetur e pazgjidhur. Por unë e kam mbyllur me deklaratën time në Instagram këtë histori dhe nuk jam marrë më . Më vjen keq për një gjë që edhe Elvana edhe Arilena janë lënduar të dyja , më vjen shumë keq dhe i kërkoj ndjesë sepse janë vajza dhe unë i mbështes vajzat. Jam në këtë profesion për ti mbështetur meqë kam mundësitë e mikrofonit …Më vjen keq mbas kam gabuar , një lapsus sepse nuk më takonte për rolin që kisha , duhet të mbaja qëndrim të njëanshëm , por dy pikët në Shqipëri janë simbol i një sistemi që nuk funksionon.
Blendi Fevziu: Për pjesëmarrjen në Sanremo ka ndikuar Edi Rama në shkuarjen tuaj në Sanremo?
Alketa: Shiko, Edi Rama dhe gjithë ish-kryemisitrat do kishin bërë shumë mirë sikur t’ia kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt…se kanë as në axhendë ata që ne të gjejmë rrugët tona …më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën.
Blendi:Nuk ka bërë ndonjë telefonatë ndonjë gjë Rama?
Alketa:Absolutisht , zero , zero, ku është kamera zero . Edi Rama do bëj punën që duhet të bëj për Shqipërinë por jo ëndrrat e Alket Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë Edi Ramës unë..tani ishte një diskutim aty për Berluskonin, që dua të takoj Berluskonin më pyesin në një program televiziv edhe më thonë që je një personazh që ndjek nga gjithë poltikanët tanë vetëm një Berluskonin …Berluskonin i thashë e ndjek jo si politikan por si njeriun që solli një revolucion të vërtet në televizionin komercial në itali.njeri suksesi më frymëzojnë njerëzit e suksesit më thanë do ta takosh? Patjetër që po…kaq e mbyllur dhe kjo
Blendi: Po me Ramën çfarë marrëdhënie ke për momentin?
Alketa: Atë që ke dhe ti,jam një gazetare njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori …me thënë të drejtën kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon
Blendi: E ke patur përpara apo pasi është bërë gruaja e Edi Ramës?
Alketa: E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën.
Blendi Fevziu: Në shtyp u tha që ju që vitin e kaluar patët një shpresë së shkonit në Sanremo.
Alketa Vejsiu: Po është e vërtetë…Unë dërgova një monolog që vitin e kaluar ku thashë a ka shanse që unë të bëj diçka në Itali sepse është një ëndërr e vjetër fëmijërisë dhe mundet ta bëj edhe në Itali atë që bëj në Shqipëri, nëse nuk ka atëherë më mirë të mos vetlëndohem pasi jam shumë mirë në vendin tim dhe dua ta di ka apo s’ka probabilitet …Përgjigja ishte që Italia është një treg i vështir në një moment më tha pse ti duhet të vish këtu dhe unë thashë se kam një monolog që mund ta propozoj në Sanremo meqë është një moment shumë delikat tani në Itali për mikpritjen nga emigracioni. Po mirë tha realizo një demo video dhe ma dërgo… Dhe unë zgjodha një monolog të regjistruar në Klan përpara fillimit të Dance With Me vitin e kaluar. E shohin autorët, aprovohet monologu dhe 10 ditë përpara Sanremos.
Blendi Fevziu: U aprovua për Sanremo e vitit të kaluar?
Alketa Vejsiu: Po vitin e kaluar dhe për shkak të polemikës që ndodhi për emigracionin qoftë ju kujtohet u mbyt një anije nga Afrika në Itali…
Blendi Fevziu: Po po u kthye në debat politik dhe në Sanremo u trembën nga kjo dhe…
Alketa Vejsiu: 10-15 ditë pas ditëlindjes time më thanë që ishte e pamundur të impononin një temë delikate . Linte të kuptohet që kishte të bënte me eksodin e shqiptarëve, kështu që më thonë që është e pamundur. Dhe unë përreth një muaj për të qenë njerëzore dhe e vërtetë për dy tre orë më dilnin ca lot dhe e quajta një dështim një humbje thashë nuk ja dola dot mblodha mendjen. Dhe më pas pasi kaloi muaji i parë thashë unë do të bëj një gjë tjetër do ta sjellë Italinë në Shqipëri duke sjellë personazhet e njohur si për ti konfirmuar vetes që ne mund të mos shkojmë atje por ata mund të vijnë këtu dhe jemi të barabartë pasi bota po bëhet më e madheshe më globale.
Blendi Fevziu: Jeni akuzuar se keni përdorur festivalin e këngës për të dhënë një lloj manifestimi personal tuajin?
Alketa Vejsiu: Shiko, unë mendoj që çdo njeri që e ka bërë festivalin e RTSH-së e ka bërë në mënyrën e tij, kjo mbase ishte mënyra ime. Mënyra ime për ta bërë ishte që të kërceja, të këndoja të prezantoja atë që kam bërë gjithë jetën e kam thënë që fëmijë me zë dhe më figurë që ëndrra ime është të bëhem showgirl…Kjo ishte mënyra ime për ta bërë.
Blendi Fevziu: Ju pyeta për diçka tjetër për përdorimin e festivalit kjo ishte një kritikë…
Alketa Vejsiu: Po ku e përdora unë festivalin e madh
Blendi Fevziu: Për t’i treguar më shumë Italisë po e quaj veten tënde …prezantimin tënd sesa në përgjithësi prezantimin e këngës sepse është festivali i këngës nuk është festivali i prezantuesve
Alketa Vejsiu: Unë mendoj që këngët kishin përfaqësuesit e vet nga muzikantë të shkëlqyer, kishte një kast shumë të mirë artistësh këtë vit. Po pse i solla personazhet italianë? I solla sepse e kam menduar gjithmonë festivalin e madh si një festival homolog të Sanremos. 12 vjet më i ri që ka lindur pas traditës italiane.
Blendi Fevziu: Ju i sollët dhe në Klan, Paola Perego ka qenë në Klan kështu që nuk ka të bëjë…Filluan të vijnë personazhe italianë, përse për çfarë i sillnit?
Alketa Vejsiu: Unë jam vetë shumë italo-file si natyrë, shoh shumë televizionet italiane, shoh shumë edhe televizionin amerikan, por jam e ndikuar nga mënyra si italianët bëjnë televizion dhe meqë këtë vit mu besua drejtimi artistik dhe prezantimi ishte mënyra ime dhe këndvështrimi im i të parit të festivalit dhe më pëlqeu shumë që fituesi i Sanremos vinin këtu dhe Ermal Meta kishte fituar në Itali…
Blendi Fevziu: Si u kthyet sërish në Sanremo, kur mendonit që e kishit humbur si ëndërr?
Alketa Vejsiu: Këtu ka ndodhur gjëja më e bukur. Unë thashë do të bëj festivalin e Shqipërisë se prandaj e kam marrë përsipër sepse Italia ka qenë gjatë gjithë kohës një ëndërr për të cilën është punuar, nuk është se ka qenë një ëndërr që e kam parë më sy mbyllur është një ëndërr për të cilën kam punuar me sy hapur …
Blendi Fevziu: Edhe keni paguar?
Alketa Vejsiu: Jo më kanë paguar dhe më kanë paguar mirë
Blendi Fevziu: Jo këto kompanitë e PR po flas?
Alketa Vejsiu: Cila kompani PR …?
Blendi Fevziu: Po flas ato në Itali…
Alketa Vejsiu : S’kam paguar absolutisht asgjë…menaxherët marrin komision për punën që t’i merr por ende nuk kam hyrë në këtë sistem. Unë jam në momentin e promovimit. Më duhej një trampolinë që të tregoja që e bëj mirë këtë punë. E bëra sepse Sanremo ka qenë ëndrra ime nuk e bëra sepse pretendoj të fitoj një kontratë pune sepse jam në Tv Klan me 3 produksione këtë vit shumë e lumtur. /Opinion/