“Italiani ka një fjalë që quhet përulje…”, gazetari shkodran i “Le Iene” ironizon me Alketa Vejsiun dhe i kujton Elhaida Danin

Vazhdojnë polemikat për prezantimin e Alketa Vejsiut në Festivalin e Sanremos në Itali. Përgjithësisht, kritikohet euforia e shfaur në rrjete sociale nga prezantuesja shqiptare, pa folur për gafën e saj se “ishte femra e parë në 50 vite që prezantonte Festivalin në RTSH”. Taulant Kopliku, gazetari shkodran i “Le Iene”, ka dhënë opinionin e tij, duke i kujtuar Vejsiut Elhaida Danin dhe suksesin e saj në “The Voice of Italy”. Në fakt, prezantimi apo thjeshtë dalja në skenën e një festivali, sado prestixhoz qoftë ai edhe me emrin Sanremo, nuk mund të krahasohet me fitoren e një kompeticioni ndërkombëtar si “The Voice”. Kopliku i sjell në vëmendje një virtyt të thjeshtë, vetëm përmes një fjale dhe në italisht: Umiltà!

POSTIMI I GAZETARIT TAULANT KOPLIKU


Italiani ka një fjalë që quhet Umiltà (përulje).

Elhaida Dani fitoi “The Voice” në Itali por nuk e çoi autovlerësimin në nivele të pakapshme. Nuk monologoi as para e as mbrapa fitores duke na treguar përrallat e njeriut të parë në Hënë.

Njerëz, askush nuk xhelozohet, e aq më shumë urren këtë vajzë. Është sjellja e saj, arroganca e fshehur nën ato shprehjet standarde, mësimi përmendësh i 20 fjalive, logorroic-lleku funksional dhe mbi të gjitha mungesa e dinjitetit që mua personalisht “mi stanno sul atë që s’thuhet”. Pastaj, mbrëme tha gënjeshtra për vendin e saj.

Normalisht masa mendon se kush flet shpejt është perfekt. Ok. Rroftë masa. Për ta mbyllur, ndoshta pak umiltà do ti bënte mirë. Jo përballë italianëve të cilëve iu shtri barkas. As përballë Verës. Përballë shqiptarëve. /ShkodraWeb Media/