Skip to content
18 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PËRVJETOR – Ditëlindja e të madhit Robert Radoja, kompozitori dhe pedagogu, zbuluesi i dhjetra talenteve të muzikës…

ShkodraWeb 15 April, 2024
roberto radoja 2023

Sot, i madhi Robert Radoja, feston ditëlindjen. Është një nga emrat më të rëndësishëm e të spikatur të kompozicionit por edhe mësimdhënies si pedagog. Pavarësisht se jeta nuk është treguar gjithmonë bujare me re, Radoja ia ka dalë gjithmonë, duke qenë një figurë e spikatur e artit shqiptar për shumë e shumë vite, edhe aktualisht.

Robert Radoja (Bolonja, 15 prill 1938) është një kompozitor dhe pedagog shqiptar. U lind në Bolonja. Në vitin 1951 fillon studimet në Liceun Artistik në Tiranë për piano. I mbaron ato në vitin 1959. Në vitin 1962 fillon studimet e larta në Konservator ku edhe diplomohet për Piano në vitin 1966. Po në këtë vit fillon punën në Pallatin e Pionierëve në Tiranë në sektorin e Muzikës.

Gjatë kësaj periudhe ai orkestron këngë të muzikës së lehtë duke qenë prezent në rreth 40 festivale si ato të zhvilluara në Radio Televizion ashtu dhe ato të Këngës për Fëmijë. Në vitin 1981 emërohet Redaktor i Muzikës në kinostudion “Shqipëria e re”. Në këtë detyrë ai do të punojë deri në vitin 1986. Robert Radoja që prej vitit 1985 do të jetë edhe pedagog në Akademinë e Arteve, Dega Piano, si dhe pedagog për Muzikën e Dhomës dhe Shoqërime në klasën e Flautit . Kompozimi i tij i parë në muzikën filmike do të jetë në vitin 1970 me muzikën e filmit “Guximtarët”. Në Festivalin e 41-të në Radiotelevizion, të zhvilluar në Tiranë prej datës 13 deri në 15 dhjetor të viti 2002, puna e tij e palodhur në vite do të vlerësohej me “Çmimin e Mirënjohjes”. Radoja mban titullin e lartë e të merituar “Mjeshtër i Madh”.

Robert Radoja

Si rrallëherë, i madhi Robert Radoja ka folur për jetën e tij private në një intervistë para rreth 1 viti. Ai ka treguar se bashkëshortja i ka vdekur herët dhe i ka rritur djemtë vetë. Sakaq, zbuloi gjatë rrëfimit se si është njohur me gjysmën e tij.

“Unë kam dy djemtë të dy janë marrë me muzikë. Bashkëshortja më ka lënë herët dhe i kam rritur vetë. Edhe ajo ka qene këngëtare shumë e mirë dhe ka luajtur në filma si amatore se nuk ka bërë shkollë. Ka luajtur tre filma, kryesisht ka kënduar shumë bukur. Në festivalin e 9, 10 dhe 11, ishte në atë grupin që shoqëronte këngët. Nuk e kam zbuluar unë si talent, e kam gjetur atje. Kanë qene dhe të tjerë para meje, si Tonin Harapi, i cili ndenji për pak kohë se shkoi si pedagog në Akademinë e Arteve. Pata fat që e gjeta në atë mënyrë, se munda të vazhdoja me dhënë një kontributë”.

Më tej, Radoja tha se vazhdon të shkruajë ende muzikë, por jo me kompjuter dhe kjo ia bën më të vështirë.

“Unë vazhdoj të shkruaj muzikë me dorë se kompjuterin nuk e mësova dot kurrë. Do të ishte një lehtësi shumë e madhe sepse ke mundësi që ta dëgjosh atë që bën në kompjuter, kurse kështu duhet ta përfytyrosh tingëllimin. Nuk është pa dobi asnjëra, as tjetra. Mundohem”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Arrestohet 32- vjeçari në Shirokë, iu kap në makinë kanabis dhe fara kanabisi…
Artikull pasardhës: FOTO+EMRI – Ndërroi jetë tek Trauma 5 ditë pasi u përplas me makinë nga një 44- vjeçar, ja kush është e reja…

TË FUNDIT

salianji ndreu takimi lezhe 2026

“Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
makine djegur rezervuar shtodri shkoder

Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
policia-shkoder

Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni… 17 January, 2026
  • Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit… 17 January, 2026
  • Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë… 17 January, 2026
  • Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik 17 January, 2026
  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

salianji ndreu takimi lezhe 2026

“Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
makine djegur rezervuar shtodri shkoder

Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
policia-shkoder

Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
ukshhh naten 2026

Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.