“Është një trillim i shëmtuar”, pas lajmeve për arrestim nga policia, flet nëna e Orjola Marashit…

Modelja e njohur shqiptare Orjola Marashi është shoqëruar në polici në datën 8 shkurt, pak ditë më parë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, sipas policisë, ju gjet dhe iu bllokua “me cilesinë e proves materiale 1.9 gram lëndë n.a.rkotike e llojit ka.n.abis s.a.tiva”, kanë konfirmuar burime nga blutë e kryeqytetit.


Emri i njohur i ekranit shqiptar sipas policisë është referuar për hetim sipas akuzës nga Neni 283/1. Burimet bënë me dije se kur Marashi u ndalua ishte e shoqëruar nga J. Kurti dhe E. Krasniqi.

Mësohet se modelja ka thënë për efektivët që lënda na.r.kotike është për përdorim vetjak dhe se ajo është përdoruese prej rreth një viti. Madje Oriola ka nënvizuar se shoqëruesit e saj në makinë nuk dinin gjë për këtë.

***

Ndërkohë, pas lajmit ka reaguar edhe mamaja e saj. Në një komunikim me “Gazeta Shqiptare“, nëna e modeles, Xhoi Jakaj, e indinjuar me lajmet që qarkullojnë online shprehet se gjthçka është trillim nga dashakeqësit dhe se Oriola nuk ka sesi të jetë ndaluar nga policia mbrëmë, pasi gjendej në Vjenë, ku dhe vijon të jetë.

“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtet. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë as kurrë nga policia. Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut. Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur ti ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërtet”, ka thënë Jakaj për Gazeta Shqiptare, duke i dhënë fund lajmit që ka shkaktuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!