“I kërcënuar për jetën”, Spartak Ngjela padit mediat për lajmin e përhapur, kërkon 75 mijë euro shpërblim dëmi

Pak ditë më parë kanë qarkulluar lajme se avokat Spartak Ngjela është kërcënuar me jetë. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Ngjela ka njoftuar se do të paraqesë padinë civile për shpërblim dëmi me vlerë 75.000 euro.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës


“Njoftim për Shtyp”

Shoqëria Tregtare “Law Firm & Finance” shpk (Studio Ligjore), me administrator Spartak Ngjela, deklaron se:

Av. Spartak Ngjela për shpifjet që janë bërë në media për të, se ai ndjehet “i kërcënuar për jetë”, do të paraqesë padinë civile për shpërblim dëmi me vlerë 75.000 euro kundër televizioneve Zjarr Tv etj., të cilët kanë dhënë lajmin e rremë se: “Av. Spartak Ngjela ndjehet i kërcënuar për jetën dhe i kërkon mbrojtje shtetit”.

Në të njëjtën kohë, Studio Ligjore “Law Firm & Finance” shpk bën me dije se:

Av. Spartak Ngjela, sot, më dt. 25.07.2022, ora 10.00, ka qenë në një takim me Kryeprokurorin e Rrethit Tiranë, pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, për padinë penale te ngritur nga shtetasja S.K kundër Spitalit Amerikan.