MINUTA E FUNDIT – Shkrihet partia LSI, lind Partia e Lirisë që do të udhëhiqet nga Ilir Meta dhe ambasadori…

Ilir Meta ka njoftuar në Konventën Kombëtare shkrirjen e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. E lindur në 2005- ën, nga sot LSI pushon së ekzistuari duke i lënë vendin një tjetër subjekti politik.

Në një fjalim të gjatë, ish- presidenti Meta ka folur për situatën e rëndë ku ndodhet vendi dhe nevojën e largimit të Rilindjes por edhe të asaj që e quajti Rilindja Blu.


Në fund, ai pagëzoi partinë e re me emrin Partia e Lirisë, si vazhduese e LSI- së por me emër tjetër. Proceduralisht, sekretari i përgjithshëm i LSI- së Braimllari, ka shpallur pas votimit të antarëve të Konventës krijimin e Partia e Lirisë.

Ndërkohë, ka njoftuar dorëheqjen e Monika Kryemadhit nga kryetare dhe krijimin e një Komiteti Organizativ, në krye të të cilit do të jetë Ilir Meta dhe nënkryetar ambasadori Agim Nesho.

Mesa duket, frymëzimi është marë nga njëra prej emertesave të partisë së Berluskonit në Itali dhe shenjat e para u dhanë me Shtëpia e Lirisë në zgjedhjet e 6 marsit të këtij viti.