
Nga Blerti DELIJA
Mora nje lajm te merzitshem sot. Edhe Hektori nderroi jete. Nderroi jete ne Turqi, ne nje spital, larg qytetit ku lindi dhe u rrit, larg te afermeve e miqve qe mbase nuk paten mundesi ti gjendeshin prane. Une nuk e kam njohur Hektorin, as edhe babane e tij te ndjere Besnikun, i cili mori rrugen per ne boten e pertejme pak dite para te birit. Natyrisht, si bisnesmen ja kisha degjuar zerin. Hektorin, une por edhe e gjithe Shqiperia e me pertej, e njohen diten e shperthimit tragjik ne Velipoje. Ndoshta me shume, edhe pas asaj dite. E njohen edhe permes nje teksti shpirteror te Dashamir Dinit, babait qe humbi birin e tij te vetem ne nje aksident tragjik, prindit qe mbase me shume se askush di te shkruaje fjale zemre per krijesat qe sjellim ne jete. Hektori iku sot. Nisi nje rruge pa kthim per ne tokesoret, por mbase nje jete me te mire, me me pak telashe, nese eshte ashtu sic kemi lexuar Parajsa qiellore per ata qe besojne. Pas la hidherim, shume hidherim. Tek motra, familjaret, te afermit, miqte, shoket, te njohurit por edhe ata qe nuk e njohen. Hektori po iken nga kjo bote pak dite pas te atit, te cilin tentoi ta shpetoje duke u futur ne nje ambjent shperthyes, me rrezikshmeri tejet te larte. Nese Besniku nuk do te kete kurre mundesine te jete krenar ne Toke per birin e tij, nese motra e te afermit nuk do te kene mjaftueshem mundesi te ndjehen krenare te fashitur ne dhimbjen qe veshtire te shuhet, do te jemi te gjithe ne qe do te ndjehemi krenare per Hektorin, qe ne fakt nga sot nuk eshte vetem djali i Zenuneve, por i te gjithe Shkodres, shkodraneve e shqiptareve. Miku im Dashamir Dini, e shkruajti qarte. Une, ne, te gjithe mbetet vetem ta perforcojme. Finishi tragjik i rrugetimit tokesor te Hektorit na tregoi se ne mes tone kemi akoma simbole, edhe pse me moshe te re, te cilet duhet ti evidentojme, ti vleresojme sa jane mes nesh.
Kete fillim jave dhimbja pushtoi zemrat e shume shqiptareve. Dhimbje per jeten e nje njeriu te thjeshte, jo te nje heroi por te nje djali qe dha jeten duke u perpjekur te shpetoje ate te nje personi tjeter, qofte edhe babai i tij. Ne keto kohe, nuk degjojme aq shume “lajme te mira” per familjen tradicionale shqiptare. Djali vret babain, vellai qellon vellane, babai dhunon vajzen e mitur etj., etj., etj. E pra, ne nuk e njihnim simbolin me emrin Hektor Zenunaj, ashtu sic nuk dime te vleresojme gjerat deri ne momentin qe nuk i kemi me. Ikja e Hektorit eshte dhimbje, por eshte edhe mesazh: Ne mes tone kemi njerez te zakonshem qe mund te frymezojne breza te tere! Dikush i quan heronj, une i quaj thjeshte Njerez! Te qofte e lehte mbi krye lendina Hektor! Pushofsh ne paqe sepse ne ketu ne Toke…te humbem! Ti fitove perjetesine! /Vetem per ShkodraWeb/