Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Emina, jetë luksoze me burrin që ka shkaktuar mjerimin e të tjerëve, s’njeh dinjitetin”

ShkodraWeb 6 August, 2017
eminecun
Nga Kastriot MYFTARAJ
Epo nuk mund ta duroj dot ndjeshmërinë e rrejshme, tronditjen e rrejshme, të shprehur publikisht me patetikë të rrejshme, të kësaj Emina Çunmulajt (apo duhet quajtur Zonja Nazarian), për mjerimin që ka parë në fshatrat e Shkodrës që ka vizituar. Jo se nuk ka në Shkodër dhe në Shqipëri familje që jetojnë në gjendje mjerimi, siç shfaqet në fotot që publikoi Emina Çunmulaj. Por sepse Emina Çunmulaj i përket atij lloji femrash që e kanë ndërtuar jetën e tyre luksoze me një dashuri të rrejshme me burra të cilët e kanë krijuar pasurinë e tyre duke shkaktuar drejtpërdrejt mjerimin e të tjerëve.
Pas asaj tabloje mjerimi që pa Emina Çunmulaj në atë shtëpi, në një katund të Shkodrës qëndrojnë disa femra si Emina, gra, vajza dhe dashnore të pushtetarëve dhe oligarkëve të korruptuar dhe korruptues, në rrafsh qendror dhe vendor, të cilat gra, vajza dhe dashnore bëjnë jetë luksoze me paratë publike të shpërdoruara, taksat e shqiptarëve dhe ndihmat ekonomike të huaja.
Është një tragjedi e ngjashme me atë që gjendet në origjinë të pasurisë së familjes Nazarian, ku ka hyrë nuse qika e Çunmulajve, e martuar me Sam Nazarian. Familja Nazarian ka qenë në qendër të tragjedisë së përmbysjes që ndodhi në Iran, nga një shtet dhe shoqëri laike, në një shtet dhe shoqëri fundamentaliste islamike. Britania e Madhe, e cila e zotëroi Iranin për një kohë të gjatë, nxiti për interesin e saj, krijimin e elitave laike politike, ekonomike, mediatike, akademike dhe i mbështeti ato që ta kontrollonin vendin. Irani erdhi duke u bërë vendi më laik musliman së bashku me Turqinë kemaliste të kohës. Nëse do të kishte vazhduar kështu sot Irani do të ishte një vend i ngjashëm me çdo vend europian ku feja i përket sferës private të jetës së individit nuk është ideologjia zyrtare e shtetit.
Kur Irani nisi të ketë të ardhura të mëdha financiare nga shitja e naftës, Shahu reformator Riza Pahlevi nisi një program shumë ambicioz për modernizimin e vendit, të quajtur Revolucioni i Bardhë. Për realizimin e projekteve u dhanë nga shteti shuma gjigande petrodollarësh (dollar të fituar nga shitja e naftës). Por, në këtë rrethanë u zhvillua në vend një oligarki e fuqishme, e cila përfitoi duke u pasuruar shumë nga shpërdorimi i parave publike. Një nga familjet oligarkike që u pasuruan shumë në këtë mënyrë ishte familja Nazarian. Shahu nuk kishte paragjykime anti-Semite dhe biznesmenët hebrenj nuk diskriminoheshin në tenderat shtetërorë.
Atje ku oligarkia, me mbështetjen e politikanëve të korruptuar, thith paratë publike si vampiri gjakun e viktimës, rritet polarizimi shoqëror midis të pasurve dhe të varfërve. Polarizimi nxit dhunën në shoqëri. Propagandistët islamikë, të cilët deri atëherë kishin qenë një forcë në periferi të shoqërisë iraniane, befas gjetën terren për të bërë punën e tyre duke nxitur popullin për t’ u ngritur kundër sundimit të monarkisë dhe oligarkisë. Të frymëzuar nga më i famshmi prej tyre, Ajatollah Khomeini, ata arritën të krijojnë një lëvizje që çoi në përmbysjen e madhe të vitit 1979. Familja Nazarian ishte ndër të parat që braktisi Iranin pas ikjes së Shahut. Duke e parashikuar përmbysjen, Nazarianët kishin depozituar para jashtë Iranit, në Perëndim dhe off-shoret.
Por Irani i sotëm është tragjedia vijuese që ka lënë pas si bashkëpërgjegjëse Familja Nazarian. Tragjedia është shumë më e thellë se mjerimi në nivelin e jetesës për një pjesë të madhe të popullsisë. Nëse Emina Çunmulaj dëshiron ta kuptojë tragjedinë në përmasat e plota të saj, le të lexojë librat-dëshmi që kanë shkruar disa femra iraniane që janë larguar në Perëndim. I tillë është libri i autores iraniane me banim në SHBA Azar Nafisi “Things I’ ve Been Silent About: Memories of A Prodigal Daughter”. Në këtë libër tregohet tragjedia e një familjeje të zakonshme iraniane të kohës së Monarkisë, e cila bënte një jetesë sipas mënyrës laike perëndimore dhe që befas u detyrua dhunshëm të ndryshonte mënyrën e jetesës në Republikën Islamike.
Në mënyrë edhe më mbresëlënëse e paraqet këtë dramë në dy libra të saj Marjane Satrapi, një autore iraniane me banim në Francë, që pavarësisht emrit është muslimane. Në librat e saj “Persepolis 1” dhe “Persepolis 2”, në stilin e komikseve, me gravura të pajisura me shënime shpjeguese ajo tregon se si e përjetoi shndërrimin e befasishëm dhe traumatik të jetesës në Iranin e përmbysjes së madhe, kur regjimi islamik e detyroi të vishte ferexhe dhe të mos bënte shumë nga gjërat që ishte mësuar t’ i bënte në jetë.
Le të marrë një leksion dinjiteti nga këto femra kjo Emine Çunmulaj, e cila tani kërkon të krijojë për veten reputacionin e bamirëses, ashtu si burri i saj. Shumë njerëz në Shqipëri dhe në botë marrin dy qese me ushqime për të ndihmuar një familje të varfër, siç bëri Emina, por nuk postojnë foto për këtë. Emina bëri një operacion të leverdisshëm në public relations me koston e dy qeseve me ushqime që i dha një gruaje plakë. Gjithë mediumet po merren me këtë veprim të Eminas, çka nuk mund ta arrinte pa një pagesë të madhe.
Bamirësia e Eminas është si dashuria e saj, e rrejshme. Fotografitë e Eminas me burrin e saj nuk kanë nevojë për shënimin shpjegues: “Kjo femër është martuar me këtë burrë për paratë e tij.”, që gjithkush që i shikon ta kuptojë këtë të vërtetë të thjeshtë. Së paku, në dashuri dhe martesë Emina ka keqpërdorur veten, por në rastin e bamirësisë së saj të rrejshme keqpërdor njerëz të tjerë. Ish-baresha e katundit me emrin Nënhelm duhet ta kuptojë se realisht nuk mund të gënjejë askënd tjetër përveç vetes, sado që nuk ia thonë hapur këtë gjë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Raporti/ Edi Rama: Ja per cfare me jane ankuar shkodranet si kryeminister
Artikull pasardhës: Nipi nga Tirana vjedh shtepine e tezes ne Berdice te Shkodres, rrezikon burgun

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.