Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i “Supersportit”, ka folur për herë të parë në lidhje me largimin e moderatores Ilda Bejleri pas plot 11 vitesh. I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Pushime On Top”, të moderatores Oriela Nebiaj, Shakohoxha tregoi se ai së bashku me stafin vendosën që Ilda të shihte opsione të tjera në një televizion tjetër, duke e larguar nga “Supersport”.
Sikur iku Ilda tani së fundmi, edhe thanë që pati një sherr me ty…
“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë unë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Për femrat është pak më e lirshme, jo detyrimisht do ta bëjnë këtë karrierë në sport.
Mund të shkojnë të bëjnë dhe një program tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion Ildën, bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. Ka bërë karrierë shumë të mirë te ne, do bëjë karrierë shumë të mirë në një vend tjetër.
E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste”, tha Shakohoxha.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores seksi, pas deklaratës së Shakos në emisionin “Pushime On Top” të moderatores Orjela Nebiaj ku zbuloi që ka qenë ai që e ka marrë Ildën në “Supersport”, teksa tani vendosi që ajo të largohej për të vazhduar karrierën diku tjetër, pa dhënë shumë detaje në lidhje me vendimin.
Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Ilda ka “thumbuar” Shakon, duke shkruar se nga puna të heqin pronarët dhe jo komentaroët e ndeshjes.