ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë…”, tre vite pasi humbi Ergin, motra e tij Barbana kthehet në muzikë me “Libri i Dashnisë”…

Tre vite më parë, në një aksident fatal me motor, Ergi Dini i cili ishte një prej talenteve të reja në muzikën shqiptare, humbi jetën para kohe, në moshën 22 vjeçare. Artisti nga Shkodra, i spikatur për zërin e tij të veçantë u nda nga jeta papritur dhe kjo në atë kohë ishte një dhimbje e madhe për prindërit dhe vecanërisht për të motrën e tij.

Kur kanë kauar pak më shumë se 3 vjet nga humbja, motra e 22-vjeçarit të ndjerë, Barbana ka gjetur forcën t’i rikthehet muzikës.

“Libri i Dashnisë” titullohet kënga që ka rikthyer Barbanën në muzikë. Por mesa duket zemra e saj vazhdon të jetë e thyer. Në një intervistë për “Mirage”, ajo ka treguar vendimin që ka marrë, se nuk do të veshë kurrë fustan nusërie.

Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar”, raporton Bordo.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.