Amaneti i albanologut Robert Elsie eshte permbushur. Prej disa oresh, ai prehet ne gjirin e Alpeve shqiptare, sic ishte deshira e tij. Para nisjes drejt baneses se fundit, Bashkia Shkoder kishte hapur dyert e saj per homazhe, duke u bere keshtu edhe zyrtarisht pjese e ceremonialit qe nisi ne Tirane diten e djeshme me homazhe atje. Ne vijim, trupi i pajete i Elsie, ka nisur udhetimin drejt Thethit, aty ku ai kishte shprehur deshiren per tu prehur perjetesisht.
Fotot e vetme deri tani, jane publikuar fale Mark Rupa, keshilltar bashkiak i Shkodres dhe sipas gjasave, i vetmi autoritet qe shoqeroi deri ne banesen e fundit albanogolun e njohur. Rupa ka publikuar fotot ne profilin e tij ne Facebook, bashke me shenimin: “Lamtumire Robert Elsie! I perjetshem kujtimi dhe pushofsh ne paqe ne alpet tona!”. /ShkodraWeb/