Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Nis fushata e vaksinimit kunder gripit, nje vit me pare shkaktoi 16 viktima

ShkodraWeb 18 October, 2017
vaksinim840

Instituti i Shëndetit Publik ka çelur fushatën e vaksinimit kundër gripit duke vaksinuar të parët vetë punonjësit e institucionit. Drejtues të programit të vaksinimit njoftojnë se ka përfunduar shpërndarja në qendrat shëndetësore të 100 mijë vaksinave që do ofrohen falas për vaksinimin e personelit mjekësor, grave shtatzënë, fëmijëve mbi 9 vjeç dhe të moshuarve mbi 65 vjeç.

ISHP apelon vaksinimin në kohë të popullatës mbi 6 muaj për t’i paraprirë rrezikut të gripit stinor që një vit më parë shkaktoi 16 viktima.

Një vaksinë e bërë në kohën e duhur mund të parandalojë gripin ose në rastin më të keq e dobëson impaktin viral deri aq sa personi i prekur nuk zë shtratin për ditë të tëra nga temperatura apo ethet ose edhe më keq.

Anxhela është punonjëse në Institutin e Shëndetit Publik dhe është ndër parët që i është nënshtruar vaksinimit. E reja thotë se këtë praktikë e aplikon prej 4 vitesh gjatë së cilës nuk e ka ndierë gripin.

Nga data 18 tetor ISHP ka çelur zyrtarisht fushatën e vaksinimit që u ofrohet falas punonjësve të shëndetësisë, fëmijëve mbi 9 vjeç dhe të moshuarve mbi 65 vjeç por prioritet janë gratë shtatzëna që rrezikojnë komplikacione të rënda nëse preken nga gripi gjatë shtatzënisë.

Vaksina për gripin sezonal është e njëjta e përdorur në fund të sezonit të shkuar prodhuar nga Hualan Biological Bacterin Co. Ltd kompani strategjike që operon në republikën e Kinës.

Ekspertë të ISHP thonë se në asnjë rast të përdorimit të saj në popullatën shqiptare vaksina nuk ka prodhuar efekte anësore. Por vaksina antigrip është e këshillueshme për të gjitha duke nisur nga ato pediatrike 0-6 muajsh.

Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet të fillojë përpara sezonit të gripit që përkon me muajin nëntor ndaj dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur vaksinimin e popullatës në risk me qëllim që të jetë e imunizuar në rast të një epidemie të mundshme si ajo e vitit të shkuar që shkaktoi 16 viktima duke shënuar rekordin 22 mijë të prekur në një javë. /balkanweb/

Post navigation

Previous: Drejtori i OSHEE Shkoder, Sadiku: S’ jam shkarkuar, vazhdoj te jem drejtor i komanduar
Next: MINUTA E FUNDIT/ Jep doreheqjen trajneri i Vllaznise Cungu, emerohet ….

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.