Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman duke folur nga qyteti i Dibrës tha se ‘60% e shqiptarëve në Angli janë në vëmendje të autoriteteve për krime të ndryshme’.
“Shqiptarët vijnë nga rajone në veri të Shqipërisë, nga Kukësi, Dibra, Shkodra. Duhet bashkëpunim i mirë me autoritetet shqiptare, Reforma në Drejtësi është me rëndësi në Shqipëri. Luftë jo vetëm krimit por edhe tërheqjes së investimeve të huaja. Ne presim të shohim zbatimin e Vettingut. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Brendshme” tha ambasadori Duncan Norman.