FOTO – Humbi jetën në aksident disa ditë më parë, shokët e kujtojnë 19- vjeçarin me një tufë lule në bankën bosh…

Katër ditë më parë, në afërsi të Shengjinit, humbi jetën tragjikishjt në aksident rrugor Armando Pacani, vetëm 19 vjeç. Ditën e sotme, në bankën bosh në klasën e tij, shokët kanë vendosur lule në kujtim të tij.

Ndërkohë, në këtë moment prekës dhe të dhimbshëm, ishte i pranishëm edhe drejtori i DRAP Lezhë, Hasan Muça, i cili përmes një publikimi në Facebook, shpreh ngushëllimet e tij.


“Për shkollën profesionale “Kolin Gjoka” të qytetit të Lezhës, kjo ditë nuk nisi si cdo herë tjetër, sot mungon nxënësi i tyre i dashur Armando Pacani, i cili humbi jetën pak ditë më parë në menyre tragjike nga një aksident me makinë.

Armando do ju mungojë shokëve, shoqeve, mësuesve të shkollës dhe gjithë shoqërise! Drejtori DRAP Lezhë z. Hasan Muça, Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes! U prehsh ne paqe Armando!”, shkruhet në publikimin e DRAP Lezhë në Facebook.