Një nënë e dy fëmijëve ka mbetur e habitur dhe e frikësuar pasi ka parë një foto të vajzës së saj të madhe të shkrepur disa vite më parë. Në këtë fotot, shihet pas saj imazhi i një vajze të vogël, e cila është vajza e saj e dytë, por që në atë periudhë nuk kishte lindur ende. Laura Cisse, e ka shprehur këtë foto 10 vjet më parë, ndërsa tre vite më pas solli në jetë vajzën e dytë, e cila është identike me atë imazh të kapur në foto.
Ajo është shprehur se kjo “fantazmë” është si një “eko e së ardhmes”. Ndërkohë ky lajm është shpërndarë gjerësisht në mediat britanike, por nuk dihet nëse është foto e vërtetë apo një fotoshop i krijuar prej nënës së dy vajzave. /Daily Mail/