Shkruan në Facebook Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër: Gëzuar 1 Tetorin gjyshër të dashur!
Mbushesh vetëm me dashni sa herë viziton Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, aty ku jetojnë gjyshër fisnikë dhe bujarë, zemra e të cilëve buron vetëm mirësi. Sot nisëm ditën bashkë me buzëqeshjen dhe përqafimet e tyrendërsa gëzojmë se i’a dolën të sfidojnë luftën me pandeminë dhe sot festojnë bashkë me ne në shëndet të plotë dhe harmoni me njëri – tjetrin.
Një përqafim i ngrohtë për të gjithë gjyshërit, në shenjë respekti ndaj trashëgimisë së të parëve tanë, që na kujton se ne kemi një traditë dhe histori, që sa herë e kujtojmë na bën të ndjehemi krenar.Mirënjohje për të gjithë kujdestarët dhe nismat vullnetare e humanitare që i japin jetë kësaj shtëpie duke treguar, përkujdes dhe mbështetje.