Komisioni i Disiplinës i FSHF- së pezullon dy javë nga aktivitetet Kujtim Shabën, ja cila është arsyeja e vendimit…

Komisioni i Disipilinës ka bërë me dije ditën e sotme vendimet e saj teksa në Kategorinë Superiore e pësojnë me gjobë Tirana, Egnatia, Teuta dhe Partizani. Klubi i Tiranës dhe i Egnatias është gjobitur në masën 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Teuta dhe Partizani për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e sponsorit të Kategorisë Superiore janë gjobitur me 50.000 lekë.


Nderkohe eshte pezulluar me dy ndeshje nga Disiplina zyrtari i KF Murlani Kujtim Shaba per sharje dhe ofendime ndaj arbitrave.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS 

“KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Shkumbini, Arvist Gjata, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Klosi, Ardit Kadiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i K.F Murlani, Kujtim Shaba, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i SHS Përmeti, Leonard Sopellani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Këlcyra, Orgest Todhe, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Elbasani U-19, Gazmend Filja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Butrinti U-19, Ilir Prenga, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Apolonia – Femra, Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së A.F. Luftëtari, në lidhje me lojtarin Shefqet Boni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.”