“Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriket. Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale”. Deputeti i Partisë Demokratike akoma në detyrë, Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Rama se, për të zhvilluar takimet e tij nëpër qytetet e vendit, ai po përdor shkollat. Nëpërmjet një poastimi në facebook, Spahia ka shkruar se kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriget për takime partiake.
Postimi i plotë:
SHKOLLAT NE SHERBIM TE KRYEMINISTRIT
Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriket. Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”.
Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma. E gjithë Shqipëria, të gjitha institucionet i duken si pjesë e tepsisë që i vetëm ka në dorë, e bën si të dojë vetë me to. Abuzim i pastër me pushtetin e përdorim i burimeve shtetërore për fushatë, i ndëshkueshëm me ligj.
E si mund t’i besosh një njeriu të tillë zgjedhjet, votën e qytetarëve? #KryeministërAbuziv#RamaIk