Shkruan ne Facebook Bashkia Shkoder: Kampi Veror Theth 2017
Mbas rikonstruksionit të Shkollës së Thethit, këtë vit Bashkia e Shkodrës filloi organizimin e aktiviteteve edhe në skajin më verior të territorit të saj.
U zhvillua Kampi Veror 2017 në Qendren Komunitare “Për Familjen” në njësinë administrative Shalë. Aktivitetet zhvillohen në bashkëpunim me organizatat partnere, vullnetarët e Compagnia Shamrock nga Mantova, Acli Ipsia, Code dhe vullnetarë të Korpusit Amerikan të Paqes.
Gjatë muajit gusht do të vazhdojnë kurset e gjuhës angleze dhe të informatikës me synim zhvillimin e forcimin e komunitetit, e veçanërisht të kapaciteteve pritëse dhe promovuese turistike në Theth./ShkodraWeb/