Nese doni te perfitoni nga nga sherbimet qe ofron Albaposta ne Shkoder, sot nuk eshte dita e duhur. Nga ora 9.00 e mengjesit, zyrat e Albapostes ne qender te qytetit, ne sheshin “Nene Tereza” nuk ofrojne sherbime per qytetaret. Arsyeja eshte sa e thjeshte aq edhe banale. Ambjentet nuk kane energji elektrike por jo vetem kaq. Mungon edhe interneti jetik per te realizuar sherbimet. Shume qytetare qe kane dashur te paguajne dritat, te dergojne e marrin letra apo te bejne pagesa te ndryshme, jane kthyer pas nga punonjeset ne sportel. Ato nuk kane dhene shume shpjegime as edhe per kohen kur mund te rikthehet energjia apo interneti. Keshtu qe, nese sot keni menduar te shfrytezoni Albaposten per sherbimet e saj, mos dilni kot nga shtepia. /ShkodraWeb/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!