Dy deputetë në Itali i kanë çuar përtej marrëdhëniet e koalicionit që kishin mes partive të tyre. Sipas raportimeve të mediave vendase, dy deputetët janë regjistruar fshehurazi duke kryer marrëdhënie në një banjë në Dhomën e Ulët të Deputetëve në Romë.
Rasti pikant që është filmuar me një celular, tregon dy deputetë nga Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe Lega Nord që po kryejnë marrëdhënie seksuale. Historia përtej koalicionit mes partive të dy deputetëve është publikuar në gazetën italiane “Il Giornale” e cila ka njoftuar që nuk do të publikojë emrat e personave të përfshirë.
Gazeta e ka justifikuar vendimin duke sqaruar se duhet të ruajnë privatësinë e deputetëve. Gjithsesi, përtej ruajtjes së privatësisë, drejtori i gazetës, ka treguar se deputetët janë “të gjatë dhe të bukur” dhe se të gjithë i dinë emrat e tyre.