Sot mësuam se vullnetarizmi nuk ka vdekur. Madje vullnetarizëm i pastër politik. Si gjithmonë, “shembulli frymëzues” vjen nga mazhoranca, si për çdo gjë tjetër të mirë në këtë vend. Siç e dini, kryeministri ka një televizion online privat. Quhet ERTV ose Edi Rama Televizion. Fillimisht, nisi si një iniciativë e kreut të qeverisë, pak para zgjedhjeve politike të 2017-ës për ti treguar mediave tradicionale se nuk kam nevojë për ju aq shumë… Oreksi vjen duke ngrënë dhe hap pas hapi, ERTV u fuqizua. Përmes internetit dhe disa sofwareve, realizoheshin transmetime me miniregji televizive. Aty ku kishte internet, “timonieri” shfaqej LIVE në mitingje apo bashkëbisedim me shqiptarët. Minimalisht, për të mundësuar të tilla transmetime, duhen të paktën 4 njerëz: dy kameramanë, një miksues sinjali audio- video dhe një person që garanton audion. Sipas gjasave, që të gjithë janë pjesë e stafit kryeministror të Ramës, pra paguhen me paratë e taksapaguesve.
Pas zgjedhjeve, ERTV, me një mbulim teorik jo të papërfillshëm prej 1.2 milion ndjekësish në Facebook, nisi të zgjerohej. Tashmë prodhon biseda në studio me eksponentë të mazhorancës, edicione apo buletine lajmesh që kanë synim “manipulimin” (qoftë edhe në kuptimin e mirë të fjalës, pra edukimin) e audiencës. Të paktën, veç përsonave që përmendëm më sipër, shfqet me kurriz një intervistues në studio. A paguhet ai siç mund të hapemdësohet edhe për pjesën tjetër të stafit?
Kureshtjen e ka shuar një eksponent i mazhorancës, deputeti “sportiv” Fidel Ylli. Jo, nuk paguhet, ka siguruar Ylli. Punon 8 orç, 6 orë në ditë, por është vullnetar. Shumë mirë, edhe pse vështirë të besohet. Nëse Rama do të ishte në opozitë, mund të besohej ndonjë pagesë e vogël nga bisnesmenë pranë tij si tip bonusi- investim në kohë për të ardhmen. Por në pushtet, vështirë të besohet se është vullnetar. Por po e marrim për të vertetë, sepse fjala e një ligjvënësi nuk mund të vihet në diskutim. Po për aparaturat, të cilat minimalisht, vetëm për miniregji lëvizëse kushtojnë 30- 35 mijë euro, kush është “vullnetari”? Po për studiot, dekorin, ndriçimin, mobilimin apo vetë ndërtesën kush është “vullnetari”? E në fund fare, sa taksa, tatime përfiton shteti nga ky biznes i mirëfilltë, i cili nëse nuk gjeneron të ardhura përmes reklamave, gjeneron përfitime përmes manipulimit të mendjeve?! A ka një licensim të mundshëm të këtij bisnesi të rëndësishëm politik të kryeministrit të vendit? Pyetje retorike…
Tani të kthehemi tek portalet, sepse edhe vetë kryeministri i ka cilësuar si e keqja për tu mundur e këtij vendi. Çfarë është një portal? Është një hapësirë interneti, të cilën ashtu si një numër celulari, mund ta prenotosh në ISP- të në Shqipëri apo gjetkë. Çdo person mund ta ketë dhe mund ta përdorë për çfarë të ketë dëshirë. Në atë hapësirë mund të publikojë çdo gjë, që nga lajmet, humori, thashathemet, shpifjet për VIP-a e jo vetëm. Përveç kohës që të merr, hapja e një portali mun të shkojë jo më shumë se 50 euro në vit. Tani, këtë hapësirë kryeministri po kërkon ta formalizojë, duke i kërkuar ta regjistrojnë në QKB, me NIPT etj. Sidomos kur kanë një farë emri apo audience përmes Facebook, ai duhet të regjistrohet medoemos. Po pse ti regjistrojmë? A nuk lejohet të jesh vullnetar në një hapësirë interneti- portal, që e ke paguar vetë me lekë nga xhepi? Por kur është vullnetar një gazetar apo një grup i tërë që i sherben publikisht nga mëngjesi në dakrë qeverisë e kryeministrit, a nuk mund të jem unë vullnetar i pasionit tim për të shpërndarë e prodhuar lajme? Pse, çfarë bën nga mëngjesi në darkë ERTV? Thjesht shpërndan lajme, të cilat pjesën më të madhe, të paktën opozita, i konsideron “fake news”. Pa llogaritur që, prej kohësh tashmë, ERTV po u shërben edhe medive tradicionale duke i furnizuar me sinjal, pra duke rritur gamën e maanipulimit të publikut. /Nga Blerti DELIJA/