
Klodiana Ajazi, e cila prej disa javësh po luftonte për jetën në një spital në Turqi, ka ndërruar jetë. E reja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore Klodi për shkak të një komplikacioni të rëndë si pasojë e humbjes së fëmijës. Klodi po trajtohet intensivisht në Stamboll, Turqi.
Lajmin e trishtë e ka bërë publik në rrjete sociale ish- deputeti Ralf Gjoni, i cili mes të tjerave shkruan:
“Thellësisht i trishtuar prej largimit tënd o Klodiana Ajazi. Sa e padrejtë dhe sa e vështirë të pranohet vdekja e një shpirti të bardhë si ty. U prehsh në paqe Klod. Të buzëqeshtë shpirti atje lart në Parajsë, bashkë me bebin tënd. Ngushëllime familjes e miqve të shumtë!”, shkruan Gjoni.
Në rrjetet sociale nisi edhe një maratonë solidariteti për të mbledhur fondet e nevojshme për të trajtuar të renë. Trajtimi i specializuar ishte shumë i kushtueshëm dhe sipas mundësive mund të kontribuonte secili për të ndihmuar për përballimin e shpenzimeve mjekësore, të cilat shpresohej ta shpëtonin Klodin.
Fatkeqësisht, sot erdhi lajmi i kobshëm për familjarët, të afërmit por edhe të gjithë shqiptarët që e njohën dhe u solidarizuan me Klodin në këtë moment të vështirë e fatal të jetës së saj.