E RËNDË/ 61 vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte…

Një 61 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Kongresi i Tiranës”, ku shtetasi me iniciale F.Xh, në kushte të rënduara psikike sipas policisë, ka ndërmarrë aktin e rëndë. “Rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH., 61 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!