ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRI/ Paradite aksidentesh kjo e martë, humb jetën duke kaluar rrugën për të shkuar në plazh sapo u ulën nga autobusi… (foto)

Një grua 38 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Plepa-Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Ura e Golemi, kur një grup personash nga Berati kanë hyrë në mes të rrugës për të kaluar në anën tjetër. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Brunilda Shuti, sapo ka hyrë në ambulancë. Bashkë me gruan ishin edhe tre persona të tjerë që vinin nga Berati, dhe pasi zbresin nga autobusi tentojnë të kalojnë rrugën për në plazh.

Loading...

Komunikata e policisë:

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Për pasojë te dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.