


E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!
Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

Shpesh herë, për me fillue nji kërkim ose shkrim me temë historike, zakonore apo për ndonji përsonazh, për të cilat lexuesi tregon interesë, kam marrë shkas prej informacioneve të vlefshme, shënimeve përsonale apo kujtimeve të udhëtarëve e kërkuesve të ndryshëm, që kanë shetitun e njoftë mirë shumë krahina të Shqipnisë, ku kanë ba nji eksperiencë të pashoqe dijesh. Tuj kenë se, jam banues dhe qytetar i Vjenës, si dhe njohës i mirë i lidhjeve e kontributit të Austrisë në Shqipni, u ndala me kuriozitet dhe interes me lexue disa rreshta të atdhetarit At Gjon Karma, që permbajnë të reja nga kërkimet e tija nder male të veriut, të cilat i ka mbledhë në një libër me titull – NDER MALET TONA.